Arkiva/Arkive 2013

● Lajm i Hidhur. Me keqardhje lajmerojmë bashkëatdhetarët e komunitetit se sot në moshën 65-vjeçare, ndërroi jetë z. Asllan Kraja nga Ulqini me banim në Chicago. Ndrimet e fundit (Funerali) do te mbahet neser (e Premte 4 Shtator, 2015) nga ora 4-9 PM në Funeral Home, Adresa: 5303 N Western Ave, Chicago, IL 60625. Ngushllime Familjes Kraja.​​ Postuar me 03 Shtator, 2015

● Ju njoftojme se ne mbledhjen e keshillit zgjedhor, mbajtur me 09 Qershor, u diskutuan dhe u vendos plani zgjedhor si vijon:

1) Cdo treve te mbledh kuvend, per te zgjedh Asamblene e Pergjithshme, Perfaqesues dhe Zevendes Perfaqesues.

2) Cdo treve te sjelle listen e te zgjedhurve sa me shpejt qe eshte e mundur po most te koaloj daten 15 Shtator, 2015

3) Keshilli zgjedhor poashtu ka vendosur qe kryesi aktuale do vazhdoj punen deri ne kompletimin e zgjedhjeve pasi qe mund te nevojitet me shume kohe.

Se shpejti do te informoheni se kur dhe ku do te behen zgjedhjet per secilen treve.

Keshilli zgjedhor dhe kryesia aktuale.

● Komuniteti shqiptaro amerikan i Illinoisit sot paradite organizoi piknikun e planifikuar kohe me pare ndonese ne mot me shi.Nepermjet ketij komunikimi publik falenderojme te gjithe anetaret e komunitetit qe ishin prezent pavaresisht kushteve meterologjike,nderkohe bejme te ditur se zgjedhjet per kryesine e re te komunitetit te planifikuara per sot do te mbahen ne nje date tjeter,per te cilen do tju informojme se shpejti.Faleminderit per mirekuptimin .

​Për më shumë rreth organizmit lexo rregulloren zyrtare (english), Tabelen e Përfaqësimit, apo Agjenden

● Ju lajmërojmë se Qendra Islame ne Chicago me rastin e Ditelindjes te Pejgamberit tone Muhamedit a.s do te organizoj tribunë te udhëhequr nga Imami i qendrës Lulzim Musaj nën moton “Muhamedi a.s Pejgamberi i mëshirës” me date 4 Janar (January 4 2015) ora 4:45 pm. Postuar me 30 Dhjetor, 2015

​​● Konkurs për punë administrative në komunitet. 20 ore/muaj minimum. ​lexo më shumë. Job opening for Admin/Office work at the AACI. 20 hours/Month minimum. Postuar me 11 Dhjetor, 2014

​​● Faleminderohen të gjith aktivistët dhe pjesmarrësit që ndihumuan në realizimin e dy aktiviteteve më kryesore të muajit Nëntor. Shpresojmë të keni kaluar mire. Të gjtha komentet apo kritikat (konstruktive), sygjerimet etj. që mundë ti keni, mund ti dërgoni tek bordi drejtues në: aaci@qendrashqiptare.com apo adresën: Address: PO BOX 34575, Chicago, IL 60634. Ju faleminderit. Postuar me 29 Nentor, 2014

​​● November Activities of AACI:

​1) Thanksgiving Parade. 11/27/2014 8 am-11am. Address: E. Congress Pkwy and S. State St. (Near: 400 S State St. Chicago, IL 60605). CANCELLED 11/24/2014

2) Albania’s Independence Day Dinner Celebration. 11/27/2014 6 pm – Midnight. Address: Diplomat West Banquet Halls 681 W North Ave, Elmhurst, IL 60126

3) Flag Raising Event. 11/28/2014 12:00 pm – 1:00 pm. Address: Richard J. Daley Center 50 W Washington St, Chicago, IL 60602

​​​​● Ftoheni të merrni pjesë në ceremonin e ngritjes së flamurit gjigant lart në qiellin e Chicago-s. Data: 28 Nëntor, 2014 ora 12 PM. Adresa: 50 W Washington St, Chicago, IL 60602.

Ky gëzim nuk fillon këtu, por me mbrëmjen festive kulturore-artistike një ditë më pare me datën 27 Nëntor, 2014 ku për argëtimin tuaj do përkujdeset bilbili i këngës shqipe Mrita Halili me shumë vullnetare të tjer. Ftoheni të gjith të merrni pjesë që së bashku të festojmë. Mirë u pafshim. Postuar me 05 Nëntor, 2014

​​● Please join us Congratulate F.C. Kosova, soccer team in Chicago for winning the Championship of the First Division in the NSL Soccer League 2014. All of you did a great job today in winning the game against Lncer SC. We wish you the best in the up-coming games of the new season. Postuar me 26 Tetor, 2014

​​● Komuniteti Shqiptaro Amrikan në Illinois me Klubet Futbollistike F.C. Kosova dhe Albania F.C. organizon festën e flamurt me 27 Nëntor, 2014 nga ora 6 - mesnatë. Për argëtimin tuaj do përkujdeset ikona e muzikës popullor Shqiptëtare MERITA HALILI. Vendi i manifestimit do jetë në Diplomat West Banquet Hall 681 W. North Ave, Elmhurst, IL 60126. Ҫmimi me darkë $40 për të rritur, $15 për fëmi. Postuar me 10 Tetor, 2014

​​● Lajm i hidhur: Ndrroi jetë i nderuari i komunitetit HIDAI BREGU në moshën 92 vjeçare. Pas një sëmundje të shkurtër, biznismeni shqiptar dhe ish-kryetari i Komunitetit Shqiptaro-Amerilan në Illinois, u nda nga jeta.Ceremonia për nderimet e fundit do të jetë të Ejten 28 Gusht, 2014 nga ora 3-6 PM në Adresën: 8300 W Lawrence Ave, Norridge, IL 60706 (Cumberland Chapels Funeral Home). Ju lusim që ta percillni këtë lajm.Ngushlime vellezërve , motrave dhe farefisit.

- Bitter news: With great sadness, we inform you that HIDAI-EDI BREGU, well respected person of the community at age 92 has passed away. What a great loss for the Albanian-American Community of Illinois. The funeral will be held on Thursdays August 28, 2014 from 3-6 PM at the address: 8300 W Lawrence Ave, Norridge, IL 60706 (Cumberland Chapels Funeral Home). Please pass on this notice to Hidai’s friends and family. We express our greatest Condolences to his brothers, sisters, relatives and all of his friends.. Postuar me 25 Gusht, 2014

● Family Picnic / Soccer Tournament. Me 31 Gusht, 2014. Ora 10 am deri në orët e pas-ditës, jeni të ftuar të merrni pjesë në piknikun familjarë organizuar nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois. Aktiviteti kryesor i këtij takimi do të jetë, ndeshjet e ekipeve futbollistike shqipëtare në Illinois, dhe rrethinë (Milwaukee, Rockford etj). Shpërblimet simbolike jane: Vendi i pare do të shpërblehet me $500, Vendi i dytë me $300, dhe vendi i tretë me $200. Në këtë aktivitet do të ketë edhe ushqim pë rritjen e fondeve. Këtu do të marrin pjesë ekipe nga: Klubi Futbollistik Albanian Stars, F.C. Kosova, nga Rockfordi, Milwaukee, etj. Për informata, kontaktoni: aaci@qendrashqiptare.com apo në tel: 312.662.3892. Adresa: 5825 St. Charles Rd. Berkeley, IL, 60163. Postuar me 11 Gusht, 2014

● Mbledhja e radhes per mujin Gusht 2014 mbahet me 17 Gusht, 2014 ora 3 PM – 5PM. Adresa: 5825 St. Charles Rd. Berkeley, IL, 60163. Ftohen te gjith te interesuarit te marrin pjse. Postuar me 11 Gusht, 2014

​​● Njoftim: Lideri i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane ish Kongresmeni z. Joe DioGuardi do jetë në Chicago me 3 dhe 4 Gusht, për të përkrahur kërkesat e qytetarëve shqiptar në Maqedoni.

- Me 3 Gusht, 2014 ora 6 pm z. DioGuardi do të mbaj fjalim publik në adresën 5825 St. Charles Rd. Berkeley, IL, 60163. Ndërsa, Me 4 Gusht, 2014 ora 11 am deri 3 pm do të organizoj protestë paqësore në Daley Center Plaza: 50 W Washington St, Chicago, IL 60602. Ftohen të gjithë bashkëatdhetarët të marrin pjese dhe të përkrahin Ligën Qytetare Shqiptaro Amerikane. Kjo ftesë shkon për bashkëatdhetarët në: Illinois, Wisconsin, Michigan, Indiana, Iowa, Missouri, Minneapolis, etj. Postuar me 28 Korrik, 2014

​​● Të Mërkuren 16 Korrik, 2014 ora 11 AM, Komuniteti Shqiptaro-American në Illinois fton të gjith bashkëatdhetarët të marrin pjesë në protestë paqësore oraganizuar kundër padrejtësive ndaj Shqiptarëve në Maqedoni. Protesta do të fillon në orën 11 nga Daley Center Plaza (50 W Washington St, Chicago, IL 60602) dhe do të marrshoi (West Washington, North on Lasalle, East on Wacker Drive dhe do të qëndroi para konsulatës së Maqedonisë në Chicago (121 W Upper Wacker Dr, Chicago, IL 60601) deri në ora 1 PM. Pjesmarrësit luten të vishen Kuq dhe Zi, apo veshje Kombëtare Shqiptare, dhe te sjellin sa më shumë flamura kombëtar Shqiptar si dhe Amerikan. (ENGLISH: Wednesday July 16 11 AM, the Albanian-American Community in Illinois invites all Albanians to participate in organized peaceful protest against injustice against Albanians in Macedonia. The protest will start at 11 from Daley Center Plaza (50 W Washington St, Chicago, IL 60602) and will marrshoi (West Washington, North on Lasalle, on East Wacker Drive and stand in front of Macedonian Consulate of Macedonia in Chicago (121 W Upper Wacker Dr, Chicago, IL 60601) until 1 PM. Participants are asked to dress Red and Black, or Albanian Traditional Costumes, and bring as many Albanian and American flags as you have). Postuar me 14 Korrik, 2014

​​​​​● Sot 11 Korrik, 2014, në mbledhje organizuar nga kryesia e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois morën pjesë bashkëveprimtarë, përfaqësues dhe anëtarë të gjitha shoqatave shqiptare që punojnë dhe veprojnë në Illinois. Në këtë mbledhje u diskutua rreth situatës së tensionuar në Maqedoni. Bashkatdhetarët tanë Shqipëtar në Maqedoni, kanë mbështetjen e plotëfuqishme nga ky komunitet në kërkesat për të drejta të barabarta dhe ne kërkojmë që të mos anashkalohen këto çeshtje siç kemi parë me vite me rradhë. Kryesia e Komunitet paralajmëron demonstratë masive në qendrën e qytetit të Chicago-s në fillim të javës së ardhshme. Që të mundësohet organizimi i demonstrates, Komuniteti do angazhohet për sigurimin e lejeve përkatëse për këtë nevojë duke shfrytëzuar kontaktet institucionale të organizatës të Komunitetit. Pasi që të mirret leja nga zyrat e qytetit të Chicago do ju lajmërojmë në portalin zyrtarë të komunitetit www.qendrashqiptare.com dhe poashtu në Facebook. Për çdo informacion mund të kontaktoni kryesinë në adresën elektronike: aaci@qendrashqiptare.com apo në numrin e telefonit: 312-662-3892. Kryesia e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois. Chicago, 11 Korrik 2014. Postuar me 11 Korrik, 2014

​​​​● Kryesia e Komunitetit Shqiptaro-American në Illinois organizon nje mbledhje për diskutim rreth situatës së tensionuar në Maqedoni. Të Premten (07/11/2014) ora 7 pm. Adresa: 5825 St. Charles Rd. Berkeley, IL, 60163. Postuar me 9 Korrik, 2014.

​​​​● Takimi i radhes mbahet te Dielen me date 20 Korrik ora 2pm-4pm ne Adresen : 5825 St. ​Charles Rd. Berkeley, IL, 60163. Postuar me 30 Qershor, 2014

​​● Ju njoftojmë se me 20 Korrik, 2014 mbahet takim për të përkujtuar veprimtarinë e aktivistit që ka rënë për liri në Kosovë në vitin 1999, dëshmori Muhamet Bajraktari. Në shenjë rrespekti, familja Bajraktari në Chicago do merrë një mirenjohje post-mortem. Ky propozim erdhi nga shoqëria e dëshmorit të cilët ende janë gjallë dhe shprehën dëshirën për mirënjohje. Në këtë takim pritet të merrë pjesë edhe gazetari i mirënjohur nga Kosova, z. Milaim Zeka. Takimi do të mbahet me 13 Korrik, 2014 ora 6 pm në Sallën e Qendrës Islamike Shqiptaro Amerikane: 5825 St Charles Rd, Berkeley, IL 60163. Ftoheni të merrni pjesë. Poashtu ju bëjmë me dije se nëse ka propozime të tilla në të ardhmën, komuniteti (AACI) përzgjedhë muajin Maj Pasi që është dita e dëshmorëve të kombit Shqipëtarë por edhe atij Amerikan. Postuar me 27 Qershor, 2014

​​● Albanian Stars Soccer. Summer Camp Tiki Taka Academy. Every Tuesday 6:30 pm to 8:30 pm at Albanian American Islamic Center (Xhamija) . Please share/spread the word and Join the one dedicated team.​​​​ Postuar me 18 Qershor, 2014

​​● Me kënaqesi ju informojmë se AACI ka marrë statusin e lirimit nga taksat Federale 501 (c) (3) të Kodit të të ardhurave. 05 Qershor, 2014. Postuar me 14 Qershor, 2014

​​● Organizata Çamëria ju fton të merrni pjesë në një mbrëmje networking me muzikë Të Dielën më Datë 29 Qershor, 2014. Për argëtimin tuaj do të kemi muzikë live dhe DJ. Ju lutemi ftoni të gjithë miqtë dhe dashamirësit të marrin pjesë në këtë mbrëmje. Ju mirëpresim! Postuar me 10 Qershor, 2014

​​​​● Manifestimi tradicional që mbledh Kërçovarët nga katër anët e Amerikës të festojmë së bashku trashëgiminë kulturore dhe të ndihmojmë fëmijët që rriten në mërgim të krenohen që janë Shqiptarë nga Kërçova që poashtu e quajnë USKANA. Të Dielën 7:00pm. Adresa: Diplomat West Banquet Halls 681 W North Ave, Elmhurst, Illinois 60126​​. Postuar me 1 Maj, 2014

​​● Njoftojme te gjith se kemi marre informacion nga Ministria e Diaspores se Republikes se Kosoves qe te Premten 25 Prill, 2014. Ora 1PM, ne adresen: 50 W. Maple Ave Courtland, IL 60112. do te hapet nje Qender Kulturore Shqiptaro Amerikane qe do jete ne sherbime te gjith shqipetareve ne SH.B.A. Te gjith te interesuarit munde te marrin pjese. Per me shume informacione munde te kontaktoni ketu: http://medrks-gov.net/kontakti/. Postuar me 24 Prill, 2014

​​● Njoftim: Një delegacion i Ministrië së Diasporës së Republikës së Kosovës, në krye me Ministrin Ibrahim Makolli, vizitonë aktivistët dhë biznesmenët shqipëtar për të diskutuar mundësinë e krijimit të një rrjeti të biznesmenëve shqpëtar (nga të gjitha trojet) në SH.B.A. Ftohen të gjithë aktivistët dhe biznesmenet e interesuar të marrin pjesë. Adresa: 681 W. North Ave, Elmhurst, IL 60126. Data: 25 Prill, 2014. Ora 6 pm–9 Pm. Postuar me 13 Prill. 2014

​​● Ju njoftojmë se nismëtari i porjektit të Shqipërisë Natyrale Dr. Koço Danaj do të vizitoi bashkëatdhetarët tanë të Komunitetit Shqiptaro-American në Illinois në një takim publik për të shpalosur thelbin dhe mbrendësinë e veprës (Platforma e Shqipërisë Natyrale). Luteni të gjith të merrni pjese ne këtë takim të rëndësishëm. Të Dielën, 27 Prill, 2014. Ora 12 PM Adresa: 5825 St Charles Rd ​Berkeley, IL 60163. aaci@qendrashqiptare.com​. Postuar me 9 Prill, 2014

​​​​​​​​● Njomza Vitia – Këngëtarja e sukseshme Shqipëtare nga Chicago këndon (English) me 7 Mars, 2014 në adresën 3159 N Southport Ave, Chicago, IL 60657. Ftoheni të merrni pjsesë për të përkrahur talenten Shqipëtare. Postuar me 2 Mars, 2014

​​​​​​​​● Manifestimi i Pavarësisë së Kosovës organizuar nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois, festohet me 15 Shkurt, 2014. Ora 6p m-12 am. Adresa: Diplomat West Banquet Hall 681 W. North Ave, Elmhurst, IL 60126. Çmimi me darkë $35 për të rritur dhe $15 për fëmijë (nën moshën 12-vjeçare). Çmimi për anëtarët e komunitetit (të cilët kanë paguar anëtarësinë për vitin 2014) do të jetë $30 për anëtarë. Ky manifestim do të ketë edhe pjesën e pasur kulturore-artistike me talentë e artistë shqipëtar. Ju mirë presim. Postuar me 19 Janar, 2014.

​​​​​​​● Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois takon liderin e Strugës (Maqedoni) z. Zijadin Sela. Të gjithë Shqiptarët janë të ftuar. Data: 16 Janar, 2014. Ora 7 PM. Adresa: 5825 St Charles Rd, Berkeley, IL 60163. Për më shumë kontaktoni aaci@qendrashqiptare.com ose 312-662-3892. Ju mirëpresim. Postuar me 12 Janar, 2014

● Lajmërime nga Qendra Islamike Shqiptaro Amerikane në Berkeley, IL: 1) Tribuna me moton “Muhamedi a.s. Pejgamber i mëshirës” me datën 19 Janar, 2014 ora 6:15 pm. dhe 2) mbahen zgjedhjet e këshillit të ri për mandatë 2-Vjeçar të xhamisë me 26 Janar, 2014 nga ora 3 pm. Lexo më shumë​​

​​● Paralajmërim: Së shpejti do tiu informojmë për detajet e organizimit të festës së Pavarësisë së Kosovës që pritet të jetë në Shkurt, 2014. Organizimi si zakonisht realizohet nga vullnetarë të ndryshëm të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois, drejtuar nga kryesia aktuale. Nëse keni dëshirë dhe mundësi të kontriboni, ju lutemi të kontaktoni kryesinë. Pritet të ngritet flamuri i Republikës së Kosovës në Daley Center Plaza duke përcjellur me një mbrëmje festive. Ju mirë presim. Postuar me 3 Janar, 2014