Arkiva/Arkive 2012

● Fillojnë pregaditjet teknike të komunitetit për manifestimin e pavarësisë së Kosovës (02/17/2013). Mbledhja e dytë do jetë: të Shtunen 05 Janar, 2013 ora 7 pm. Adresa: NorthStar 6246 N. Western Ave. Chicago. Luteni të shperndani këtë lajmërim. Postuar me 23 Dhjetor, 2012

​● Technical preparations of the Albanian-American Community of Illinois to celebration Kosova’s independence (02/17/2013) have begun. The second meeting will be: Saturday January 05, 2013 at 7 pm. Address: NorthStar 6246 N. Western Ave. Chicago. Please distribute this announcement. Posted on December 23, 2012

​​● Grupi muzikor Ilirët Productions me këngëtarën e mirënjohur Antigona Rrustolli organizojnë koncert për vitin e ri 2013. më shumë. Postuar me 15 Dhjetor, 2012

● Grupi muzikor Mëmëdheu organizon koncert për vitin e ri 2013. më shumë. Postuar me 15 Dhjetor, 2012 ​

​● Fillojnë pregaditjet teknike të komunitetit për manifestimin e pavarësisë së Kosovës (02/17/2013). Mbledhja e parë do jetë: të Shtunen 22 Dhjetor, 2012 ora 7 pm. Adresa: NorthStar 6246 N. Western Ave. Chicago. Luteni të shperndani këtë lajmërim. Postuar me 12 Dhjetor, 2012.​

​● Ju lutemi te ndani mendimet tuaja konstruktive rreth organizimeve te komunitetit ne Nentorin e 2012. ​më shumë. Postuar me 5 Dhjetor, 2012

​​​● Në Çikago promovohet librin historiografik ‘Kosova’, në tri vëllime, e historianitit dhe shkrimtarit të njohur Jusuf Buxhovi. Data 25 N​ëntor, 2012. Ora 14:30. ​​​lexo më shumë. Postuar me 19 Nentor, 2012

​​● Ejani në ceremonin e flamurit në Daley Plaza. 28 Nëntor, 2012 ora 12. Postuar me 5 Nentor, 2012​

​​● Shoqata e Ulqinit në Çikago organizon promovimin e librit “Pishtarët e lirisë” – dokument për të burgosurit politikë shqiptarë në Mal të Zi – të autorit Gjylaver Avdiu. Të Martën 23 Tetor, 2012 ora 7 p. m. Adresa: 4100 North Kedzie Ave. Chicago IL 60618. Të gjith të interesuarit janë të mirë se ardhur. Ju mirë-presim. Postuar me 12 Tetor, 2012

​​​● Kurban Bajrami do të falet me 25 Tetor ora 8 am ndërsa darka do të shtrohet me 28 Tetor. Lexo komunikatën nga Qendra Islamike Shqiptaro-Amerikane si dhe Dispozitat e kurbanit. Postuar me 19 Tetor, 2012

​​● Grupi Arberia performon me 21 Tetor, 2012 në "2nd Annual Chicago International Dance Forum." Lexo më shum.. Postuar me 15 Tetor, 2012

MBRAMJE JUBILARE. Komuniteti Shqiptaro-American në Illinois, në bashkpunim me Albanian Stars dhe Shoqatat tjera organizon 100-Vjetorin e Pavarsisë së Shqipëris me 21 Nëntor, 2012. Lexo fletushkën informative...​ Postuar me 14 Tetor, 2012.

Lexo artikullin pas manifestimit publikuar me 22 Nentor, 2012​.

Koncert i madh festiv me rastin e 100 vjetorrit të pavarësis së Shqipërisë. Lexo fletushkën informative…​​​ Postuar me 14 Tetor, 2012

​​● Robert Budina në festivalin nderkombëtar të Çikagos për shfaqjen e Dramës “Agon” lexo më shumë..Postuar me 14 Tetor, 2012

​​● Komuniteti Shqiptaro-American në Illinois, në bashkpunim me Albanian Stars dhe Shoqatat tjera organizon 100-Vjetorin e Pavarsisë së Shqipëris në Nëntor të këtij viti. Për më shumë detaje, do tiu njoftojmë së shpejti…! Postuar me 23 shtator, 2012

​​● Sot me datën 23 Shtator, 2012 ora 13:30 në qendrën kulturore Islamike Shqipëtare, musafir do jetë zëvendës kryeministri i Maqedonis Musa Xhaferi i shoqëruar nga kryesia e qendrës së bashku me kryesinë e KSHA-së. Takimi është i hapur për të gjith. Ju lutemi shpërndani këte informacion. Falemnderit. Postuar me 23 Shtator, 2012 mesnate.

​→ Takimi me zëvendës kryeministrin e Maqedonis Musa Xhaferi u shoqërua nga kryetari i qendrës Azem Begzati dhe anëtarë të tjerë të këshillit dhe kryetarin e komunitetit Luan Elezi dhe anetarë tjerë të bordit drejtues. Pas takimit me z. Xhaferin, u takua këshilli organizativ për manifestim për të diskutuar rreth progresit të manifestimit të mbramjes jubilare (100-vjetorin e pavarsisë). Në këtë takim, kryetar i këshillit organizativ u zgjodh, Paskal Gjikdhima dhe u pranua me seriozitet të lartë. Mbledhjet e këshillit organizativ në vazhdim, do të zhvillohen te Qendra Islamike Shqiptaro-Amerikan çdo të Diele nga ora 16.​

● Vendi i mbledhjeve të bordit drejtues të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois ështe caktuar në adresën 1 Friendship Plaza Addison, IL 60101 nga 12 deri ne 15. Të Dielën e parë të çdo muaji. Pjesmarrja juaj është e mirë se ardhur dhe e lart çmuar. Postuar me 10, 2012

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois përsërit mbledhjne gjithë-përfshirëse me datën 16 Shtator, 2012 ora 15 deri në 18 në adresën 5825 Saint Charles Rd, Berkeley, IL 60163... Postuar me 10 Shtator, 2012

​→ 16 Shtator - Në këte mbledhje u vendos që Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois të kremton 100-vjetorin e pavarsisë në bashkëpunim me klubin futbollistik Albanian Stars dhe Shoqatat tjera. Poashtu u zgjodh edhe grupi organizativ për manifestim i cili do të përqëndrohet në punën e mëtutjeshme për këtë manifestim. Deri më tani ka 24-vullnetar të cilët kanë marrë përgjithsinë për të ndihmuar. Nëse dikush është i interesuar që të ndihmoj në këte proçes, ju lutemi lajmërohuni në adresën elektronike aaci@qendrashqiptare.com

● Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois organizon një mbledhje gjithë-përfshirëse me datën 9 Shtator, 2012 ora 15 deri në 18 në adresën 5825 Saint Charles Rd, Berkeley, IL 60163... lexo më shumë. Postuar me 27 Gusht, 2012

→ Në këtë mbledhje i diskutua për mundësitë e mainifestimit dhe u vendos që mbledhja të përsëritet.

● Shoqata Gjon Don Buzuku organizon piknik nё Forest Preserve adresa: Bunker Hill (North Branch Division) Grove #5 …mё shumё. Postuar me 24 Gusht, 2012

​● Darka e Bajramit do të shtrohet të Dielën, 26 Gusht, 2012, dhe organizohet nga; Azem Begzati, Faik Ajro, Hashim Asani dhe Sefadin Asani. Kurse për argetim do të përkujdeset grupi muzikor Dardania. Hyrja është $20 për të rritur kurse $10 për femijë. Dyert do të jenë të hapura që nga ora 17.. Postuar me 20 Gush, 2012

● Njoftojmë për të gjithë besimtarët musliman. Lexoni fletushkën informative. Jeni të mirëseardhur te Xhamia Shqiptare. Adresa: 5825 Saint Charles Rd, Berkeley, IL 60163 Phone 708-544-2609. Postuar me 13 Gusht, 2012.

​● Të Shtunën 28 Korrik, 2012 ora 18:30 – 22:30 pranë qendrës kulturore fetare (xhamisë) musafir i ftuar është z. John Guci, Shqipëtar nga shteti Michigan i cili konkuron për postin Kongresmen. Lartë çmuar është pjesëmarrja dhe mbështetja juaj. Adresa: 5825 Saint Charles Rd, Berkeley, IL 60163​. Postuar me 27 Korrik, 2012

​● Aktivitet në Çikago nga Organizata Nacionale Shqiptaro Amerikane Kapitulli i Çikagos kremton konventën e 66-vjetorit në Oakbrook Hills Marriott Resort. Data: Gusht 3,4,5-2012. Më shumë. Postuar me 18 Korrik, 2012

● Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois zhvillon mbledhjen e dytë të radhës pas zgjedhjes së Kryesisë. Si çdo here të gjithë ju bashkëatdhetarë jeni të mirëseardhur dhe shpresojmë se do të jeni prezent sa here që të gjeni kohë. Tema kryesore e rendit të ditës do të jetë plani i manifestimit të përbashkët të mbrëmjes jubilare (100-vjetori i pavarsisë). Data: 19 Korrik, 2012. Ora: 18 – 20. Adresa: 6246 N. Western Ave Chicago, IL. Nëse keni ndonje Sygjerim apo këshillë për bordin Drejtues, mos hezitoni të na kontaktoni në info@qendrashqiptare.com Falemnderit paraprakisht. Postuar me 17 Korrik, 2012

● ​Komunikatë nga Kryesia e Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois. Postuar me 11 Korrik, 2012

● ​Kryesia e komunitetit u zgjedh me 30 Qerrshor, 2012 ora 17. Të zgjedhur ishin: Luan Elezi nga treva e Maqedonisë (Kryetar), Bujar Breznica nga Republika e Kosovës (Nenkryetar), Ilir Ademi nga Treva e Camerise (Sekretar), Hasan Ramushi nga treva Mali i Zi dhe Elton Ademi nga Republika e Shqiperise (Arkatar). Postuar me 01 Korrik, 2012

​● Më datën 30 Qershor, 2012 ora 14:30 -16:30. Grupi i punës i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois organizon një mbledhje ku të ftuar janë të gjithë kryetarët/anëtarët e shoqatave/organizatave jo-fitimprurëse, Shqiptaro Amerikane nga shteti Illinois. Agjenda e kësaj mbledhjeje do të përmbajë diskutim rreth bashkëpunimit në mesin tone. Shpresojmë që të shihemi së shpejti… Adresa: Village of Addison, 1 Friendship Plaza, Addison, IL 60101. Ju falemnderit. Postuar me 22 Qerrshor, 2012

→ U zgjodh kryesia e re e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois. Lexo më shumë në komunikatën më lart postuar me 11 Korrik.

● Organizata Cameria ju fton te merrni pjese ne nje mbremje me muzike dhe valle nga Cameria. Eshte nje rast qe mund te mblidhemi se bashku, per te kujtuar Camerine, ti je Shqiperi. Muzika nga Grupi Iliret, Hyrja $40 per te rritur dhe $15 per femije perfshin darke. Lajmeroni dhe te afermit e juaj. Pjesemarrja juaj na jep shprese per te vazhduar ne misionin e zgjidhjes se ceshtjes tone te perbashket. Shpresoj te shihemi te shtunen. When - Sat Jun 23 6:30pm – 11:59pm CT. Where - Alta Villa Banquet 430 N. Addison Rd. Addison, IL, 60101. Per me shume Kliko ketu. Postuar me 16 Qerrshor, 2012

​● Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois është përcaktuar të miratoj një model të ri të reprezentimit i cili ka për qëllim avancimin e inkuadrimit të popullatës sonë në komunitet. Bordi drejtues i këti modeli përbehet prej një përfaqsuesi nga secila trevë Shqiptare. Deri më tani përfaqsues të zgjedhur janë: Luan Elezi nga treva e Maqedonisë, Hasan Ramushi nga treva Mali i Zi, Bujar Breznica nga Republika e Kosovës. Ndërsa sa i përket trevave tjera, angazhimet janë në progres (Grupi i Punës). Së shpejti do të emrohen edhe rolet e kryesisë. Komuniteti ka dhe gjithmonë do të ketë vend për të gjithë dhe ka nevoj për bashkpunimin dhe kontributin tuaj në çdo aspekt e sidomos ate “ideor”. Via kontaktuese rreth temës së komunitetit është info@qendrashqiptare.com ose forumi ne www.qendrashqiptare.com . Postuar me 07 Qershor, 2012

​● ​​Me datën 03 Qershor 2012, ora 5:30 pm mbahet mbledhim për zgjedhjen e një përfaqsuesi shqipëtar nga treva e Maqedonisë. Të gjithe jeni te ftuar për të votuar/propozuar kandidatët potencial për pjësemarrje në bordin drejtues të komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois. Adresa është: Albanian-American Islamic Center | 5825 Saint Charles Rd, Berkeley, IL 60163. Ju falemnderit. Postuar me 24 Maj, 2012.

​​● Fillon Regjistrimi i Popullit Shqipëtar në Illinois nga një grup i ri vullnetar. Ju lutem bashkangjituni dhe ndihmoni këtë proçes. Faleminderit Paraprakisht. Postuar me 15 Maj, 2012

● Me datën 5 Majl, 2012 ora 14 te Xhamia Shqiptare do të mbahet një takim ku i pranishëm do të jetë piloti jonë i mirënjohur Shqiptaro-Amerikan James Berisha | Kliko Fletushk​ën Informative. Postuar me 27 Prill, 2012

​​● Me datën 29 Prill, 2012 ora 14 në Athenaeum Theater fëmijët tanë shqipëtar shpalosin traditat kulturore para 52 shteteve nga mbar bota me një vallëzim të shkelqyeshëm. Të gjithë ju bashk- atëdhetar jeni te ftuar që të jeni present dhe përkrahës për performuesit e ri shqipëtar | Kliko fletushkën Informative. ​Adresa: 2936 N. Southport Ave, Chicago, IL 60657. Postuar me 25 Prill, 2012

​​● Me datën 25 Maj, 2012 nga ora 20 deri në ora 2 Albanian Parti me Muharrem Ahmetin, Muzikë Tallava. Address: 8301 West Belmont Ave. River Grove, IL 60171. ​Hyrja $35. Për më shumë informacione kontaktoni Naserin në (773)-617-7196 apo nëpërmjet facebook.​​​​ Postuar me 22 Prill, 2012

​● Me datën 22 Prill, 2012 ora 13 te Xhamia Shqiptare do të mbahet një takim ku i pranishëm do të jetë piloti jonë i mirënjohur Shqiptaro-Amerikan James Berisha | Kliko Fletushk​ën Informative. Postuar me 21 Prill, 2012

​​​​​​​​● Me 21 Prill, ora 14, te Xhamia Shqiptare, mbahet promovimi i dy librave të cilat para ca ditësh dolën nga shtypi prej publicistit të njohur amerikan z. Gregory Lima. Libri “Udhëtimi në Maqedoni” dhe “Amerikani.” Ju ftojmë të gjithëve të merrni pjesë; ​Folës: Dr. Agron Fico, Gregory Lima dhe Xhevat Limani. Për më shumë... Promovimi | Kopertina | Agron Mirdita. Postuar me 14 Prill, 2012

​● Me 21 Prill, 2012 ora 14:30 do te kryhen zgjedhjet per nje perfaqesues nga Republika e Shqiperise dhe nje perfaqesues nga treva e Camerise, per pjesemarrje ne bordin drejtues te komunitetit shqiptaro-amerikan ne Illinois.

Adresa: Village of Addison, ​1 Friendship Plaza, Addison, IL 6010. Kontaktoni, illinoisalbanians@gmail.com. Postuar me 14 Prill, 2012

​● American University in Kosova (AUK) | RIT sjell mundesinë e studimeve për studentët e diasporës. 1) Programi veror në ndërtimin e paqes dhe transformimin​ e konflikteve në Ballkan. |Kliko Fletushkën Informative, 2) Kampi veror i AUK-ës mbi Gjuhën dhe Kulturën Shqiptare | Kliko Fletushkën Informative . Postuar me 09 Prill, 2012

● Të Premten 30 Mars, 2012 ora 7:00 pm në Resaurantin North Star do të zhvillohen ZGJEDJE të lira demokratike për një përfaqsues nga Kosova. Jeni të gjith të ftuar dhe pjesë-marrja juaj ështe shumë e rëndesnishme. Qëllimi është, që së shpejti të kemi një dhe vetëm një komunitet të MADH Shqipëtar në Illinois. Komunitetin e madh Shqiptaro-Amerikan në Illinois e përmbanë i gjithe populli Shqipëtare në Illinois, pjesë e të cilës është edhe Kosova. Nëse keni ndojnë pyetje rreth kësaj teme, ju lutem shkruani këtu. Adresa Restaurantit: ​6246 N Western Ave Chicago, IL​​​. Postuar me 6 March, 2012