Arkiva/Archive 2020

Covid-19 give / get help

FOR REQUEST LINK**Requests only within Illinois**Request Help- Offer HelpKerko Ndihme- Ofro Ndihme"Trying times for all of us- COVID-19"During the harsh situation that has stricken our world, we are here to unite the community.If you are in NEED of help or CAN help, let's get together and help each other.Take a minute and complete this form. "In need" requests will be published on our Facebook page (anonymously) regularly. People that can fulfill them can send a Direct Message to us or submit this form by indicating "Donor", and we will get the parties in touch.DONATE:HERE on Facebook, VENMO, Zelle, and Paypal. (email: info@aaciusa.org)

Kangë Popullore Erotike”- Promovim Libri.

Të dashur Miq! Komuniteti Shqiptar në Illinois, në frymën e organizimit të Aktiviteteve Social Kulturore, organizon promovimin e librit: Kangë Popullore Erotike. Ky libër nuk është vetëm një përmbledhje e poezive të vjetra erotike por është një tribut i jashtëzakonshëm se si shqipëtarët 400 vite më parë kanë treguar shpirtin e tyre artistik, dashurinë dhe vlerësimin për gruan dhe të bukurën. Ky libër është një dhuratë e kulturës tonë dhe s’duhet të mungojë në biblotekën e një shqiptari. Ndaj ju ftojmë ta shijojmë recitimin e disa poezive si dhe njohjen me autoren Vlora Nikçi.Ju mirëpresim, të Shtunën në orë 5, tek Mati’s Café.

DELEGACIONI SHQIPTARO-AMERIKANËVE NGA CHICAGO, VIZITON WASHINGTONIN, TAKOHET ME AMBASADORET NGA ATDHEU

Komunitetit shqiptar meriton një konsullate të përbashkët të Shqiperisë dhe Kosovës në Chicago Nga Arbër AjetiMë datë 17 Janar, 2020, një delegacion i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Chicago, në krye me kryetarin e komunitetit, z. Gjaneto Harusha, bënë një vizitë në Washington DC, ku në takime të ndara u priten nga Ambasadorja e Shqiperise, znj. Floreta Faber, si dhe Ambasadorja e Kosovës, znj. Vlora Citaku.Gjatë takimeve, përfaqësuesit i njoftuan ambasadoret për punen e komunitetit- me theks në angazhimin e komunitetit për hapjen e një qendre shqiptare në Chicago. Kryetari i komunitetit, z. Harusha, paraqiti nevojen dhe hapat e deritashëm të ndërmarrë nga komuniteti për krijimin e kësaj qendre. Të dy ambasadoret e mirëpriten dhe përgezuan komunitetin për këtë iniciative dhe shkembyen pervojat e tyre me komunitetet e tjera ku janë ndertuar qendra të tilla.Gjithashtu, në këto takime u bisedua për nevojen dhe kërkesen e kahmotshme të komunitetit shqiptar për një konsullate të përbashkët të Shqiperisë dhe Kosovës në Chicago. Kjo përfaqesi jo vetëm do t’i plotësonte nevojat konsullore të komunitetit por do të kishte edhe simboliken e saj në një qytet të rëndesishem biznesi siç është Chicago. Të dyja ambasadoret vleresuan edhe angazhimin e komunitetit shqiptar për rritjen e investimeve të huaja në trevat shqiptare dhe kërkuan që të bëhet edhe më shumë në këtë drejtim.Ne fund te takimeve u hodh edhe ideja për nje samit të komuniteteve shqiptare në Amerikë, i cili do të zhvillohej me ndihmen e të dy ambasadave dhe i cili do te organizohej nga komuniteti shqiptar në Chicago. Ky takim i komuniteteve do të shërbente për shkembimin e pervojave komunitare dhe krijimin dhe forcimin e lidhjeve mes komuniteteve shqiptare në Amerikë.Në të dy takimet u dakordua qe të vazhdohet dialogu mes komunitetit dhe ambasadave për tematikat a lartpermendura dhe qështje tjera që preokupojne komunitetin.Në mbrëmje u organizua edhe një pritje nga Amasadorja e Kosovës, znj. Vlora Citaku, për delegacionin nga Chicago, ku përvec stafit diplomatik të të dy ambasadave, ishte prezente edhe Ambasadorja në Detyrë e Maqedonisë Veriore, znj. Margarita Marku, si dhe miq tjerë të përbashkët.IllyriaPress:

ALBANIAN AMERICAN NETWORKING EVENT. JANUARY 31, 2020 6 PM - 9 PM

The Albanian American Community of Illinois is hosting the New Year Professional Reception at ArtSpace 8 Gallery. Come and network with fellow Albanian Professionals in the Greater Chicago Area. Professionals from all industries are welcomed and students are encouraged to attend.Let this be the beginning of new working relationships and business partnerships.There will be a $10 cover charge at the door.We hope to see you all there!Link to register: CLICK HERE

Kosova's Independence Day. FEBRUARY 14, 2020

FLAG RAISING EVENTorganized by the Albanian-American Community of Illinois.Date: Friday, February 14, 2020 @ 12 PM -1 PMAddress: Daley Center Plaza 50 W. Washington St. Chicago, IL 60602
Siç është bërë traditë tashmë, Komuniteti Shqiptaro - Amerikan në Illinois mban një ceremoni zyrtare për ngritjen e flamurit së Kosovës. Në këtë ceremoni, gjithmonë bashkangjiten në mënyrë natyrale të gjitha shoqatat dhe organizatat shqiptare që veprojnë në Illinois. Ceremonia e Ngritjes të Flamurit do të mbahet në 14 Shkurt, ora 11:59 am në Daley Plaza, Chicago. Ju ftojmë të gjithëve të merni pjesë dhe të jeni të pranishëm në këtë ditë kaq të veçantë për të gjithë Shqipëtarët.
Evening EventDate: Friday, February 14, 2020 @ 12 PM -1 PMAvalon Banquets1905 E Higgins Rd, Elk Grove Village, Illinois 60007
Me rastin e Pavarësisë së Kosovës, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois (AACI) organizon një mbrëmje madhështore festive. Për argëtimin tuaj do përkujdesen artistët e njohur MEDA, Romina Aliaj dhe Ylli Demaj. Biletat Online: $50. Tek dera: $60. Fëmijët nën 10 vjeç: FALAS.Të gjitha kontributet do të shkojnë për ngritjen e Qendrës Kulturore në Chicago.
To mark the 12-Year anniversary of Kosovo's Independence, the Albanian American Community of Illinoisis organizing a celebration event where well known artists such as MEDA,Romina Aliaj,and Ylli Demaj will perform. Be proud of your heritage and come celebrate on this magnificent day.Online tickets are $50. At the door: $60. Kids 10 & under: FREEAll proceeds go towards establishing a permanent Albanian Cultural Center in Chicago
For Tickets: Click Here