Archive 2015
● Kryesia dhe Vullnetarët e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois me seli në Chicago i urojnë festat e Krishtlindjeve të gjithë bashkatdhetarëve të Krishterë. Njëkohësisht i uron të gjithëve suksese në Vitin e Ri 2016. Postuar me 14 Dhjetor, 2015
● FESTA E VITIT TE RI 2016.
Ju njoftojmë se me datën 12/31/2015 ne ora 7:00 PM "Shoqata Ulqini'' si shume vite tjera organizon mbrëmjen e Vitit të Ri me këngetarët: Alma Berisha, Sead Asllani, Blerim Marshiqi dhe Grupi Dardania. "Bristol Palace Banquets" 828 E. Rand Rd. Mount Prospect, IL. 60056. Loja shperblyese, dhurata falas per femi! më shumë. Postuar me 11 Dhjetor, 2015.
● Shoqata Don Gjon Buzuku në Chicago organizon festën e Krishlindjeve me 19 Dhjetor, 2015. Adresa:
Crystal Palace Banquets, 1070 S Elmhurst Rd, Mount Prospect, IL, 60056. më shumë. Postuar me 6 Dhjetor, 2015
● SPORT PËR BASHKIM - “KËRÇOVA 2013" Me Datën 25 Dhjetor 2015 ora 11 AM – 5 PM
Shoqata Shqiptaro-Amerikane “USKANA” organizon një turne futbolli me qëllim të afrojë bashkevendasit e të gjithë moshave gjatë pushimeve dhe të ndihmojmë në mbledhje fondesh financiare për KF Vëllazërimi në vendlindje. Një grup i madh vullnetaresh janë angazhuar të krijojnë ekipe garuese për këtë turne dhe ju lutemi shpërndani këtë ftesë që të kuptojmë sa ekipe do mund të krijohen. më shumë. Postuar me 14 Dhjetor, 2015
● KAMPI DIMEROR USKANA (2/13-2/15/2016)
Shoqata Shqiptaro-Amerikane "USKANA" organizon Kamp Dimeror per femijet! Nje grup vullnetaresh po pregadisin nje program edukativ dhe aktivitete per femijet. Na lajmeroni nese keni deshire te ndihmoni vullnetarisht ose nese keni ide per vullnetaret.
Mund te regjistroheni me kete formular deri ne 20 Dhjetor 2015. më shumë. Postuar me 9 Dhjetor, 2015
●Kërkojmë përkthyes për dy ditë që mund të përkthej Shqip Anglisht në fushën e mjeksisë. Kjo është me pagesë $65 per orë. Nëse jeni të interesuar na lajmeroni në info@aaciusa.org dhe ne do ju dërgojme informacione shtesë. Faleminderit. Postuar me 1 Dhjetor, 2015
● Grupi i nxënësve dhe organizatës studentore Ndërkombëtare (ISO) do të fshaqin Filmin NËNTORI I DYTË për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar (28 Nëntor, 2015) . Përgëzojmë Studentët për këtë iniciativë dhe i urojmë shumë suksese në karierën e tyre. Ftojmë të gjith ju që keni mundësi, që të merrni pjesë dhe të veshni me rrobe KUQ e ZI me Plis/Qeleshe e pse jo edhe rrobe kombëtare nëse keni. Për më shumë, kliko këtu. DATA: 24 NENTOR, 2015. FREE ADMISSION. Postuar me 20 Nentor, 2015.
● Mbledhja per te perzgjedhur perfaqesues nga shqipetaret e Shqiperise per kryesine e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan ne Illinois eshte caktuar per te merkuren me date 11 nentor 2015. ne ora 7pm. Adresa: 1301 Lee St Des Plaines IL 60018. Mundesisht perpara mbledhjes emrat e kandidateve te dergohen paraprakisht tek e-mail adresa aaci@qendrashqiptare.com per pergaditjen ematerialeve te mbledhjes. Ju lutem shperndajeni qe te mund te lajmerojme te gjithe te interesuarit. Faleminderit. Postuar me 09 Nentor, 2015
SHENIME NGA MBLEDHJA: Kuvendi i mbledhur ka deshire te dij me shume rreth misionit te komunitetit para se te procedoj me zgjedhjet.
*************************
NJOFTIM NGA KRYESIA E KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN TË ILLINOISIT
Në bazë te statutit dhe rregulloreve në fuqi, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois ka përfunduar zgjedhjet e kryesisë për periudhen 2015-2017. Kryesia e re e komunitetit është si vijon:
Kryetar: z. Bujar Breznica
Sekretar: z. Faton Jusufi - (Per arsye personale, ne menyre vullnetare terheqet nga kryesia me 29 Nentor, 2015)
Arkatar: z. Shaban Zenuni
Kryesia e re fton të gjithë bashkatdhetarët tanë në Illinois dhe rrethinë ne bashkëpunim për zhvillimin e metutjeshëm të komunitetit dhe forcimin e idealeve tona kombëtare.
Me respekt,
Këshilli Zgjedhor i Komunitetit
*************************
Postuar me 6 Nentor, 2015
● Njoftojmë bashkëatdhetarët se Presidentja e Republikës së Kosovës ka planifikuar një vizitë në Chicago nën organizimin e organizatës America-Israel Economic Forum (America-Israel Chamber of Commerce). Data: 12 Nëntor, 2015. Fillon nga ora 8AM deri ne Mes-ditë. Nëse jeni të interesuar që të merrni pjesë, ju lutemi të na kontaktoni në adresën elektronike. Postuar me 6 Nentor, 2015
● Ju ftojmë të festojmë së bashku festën e 28 Nëntorit me muzikë shqiptare nga të gjitha trevat. Në këte festë për argëtimin tuaj do të përkujdesen Këngëtaret e mirënjohura Merita Halili dhe Hane Nikprelaj me orkestrën Grupin Dardania. Për herë të parë në historinë e komunitetit ky organizim mundësohet me HYRJE FALAS dhe për këtë faleminderojmë të gjithë anëtarët dhe donatorët e komunitetit. Pasi që pritet një pjesëmarrje e konsiderueshme, konfirmimi i ardhjes suaj është i domosdoshëm në mënyrë që mos të kalohet kapaciteti i sallës.
Nëse keni dëshirë të ndihmoni me organizimin apo të kontriboni si të tjerët, mos hezitoni që të kontaktoni organizatorët. Mirë u pafshim me ngjyrat kuq e zi e me veshje kombëtare. Postuar me 31 Tetor, 2015
SHENIME PAS FESTES:
Komuniteti Shqiptaro-American në Illlinois me seli në Chicago festoi Ditën e Flamurit.
Mbrëmë në Chicago u festua Dita e Flamurit 28 Nëntori, sikur njëra ndër festat më të rëndësishme për Diasporën dhe mbare Popullin Shqiptar.
Në restorantin Diplomat West i cili ishte i mbushur përplot me mysafirët e gjith trevave kombëtare i argëtuan këngëtaret Merita Halili dhe Hane Nikprelaj , Kapllan Nikqi si dhe nxënsit e shkolles shqipe “kongresi I Manastirit” me Grupin Muzikor Dardania. Mbrëmjen festive në emrin e komunitetit Shqiptaro-American e hapi z. Shaban zenuni antari i kryesis i cili i perkujtoi të pranishmit për rëndesinë e kremtimit të 28 Nëntorit. Ndërsa ish kryetari Dr. Luan Elezi ndër te tjerat nënvizoi se krenaria jon kombëtare jan të rinjët tonë këtu në Amerik të cilët njiherit jan dhe ambasodoret me të mire te gjith shqiptarve. Për aktivitetet e parashikuara për vitin e ardhshem foli Kryetari i ri i Komunitetit Shqiptaro-American z. Bujar Breznica i cili ndër tjerat nënvizoi se objektiva kryesore e kryesis së re do ishte realizimi i një Qendre Kulturore Shqiptare me seli në Chicago. Ai poashtu i falemenderoi të gjith shoqatat, donatorët dhe biznesmanët për dhuratat dhe ndimën e ofruar financiare me të cilën u realizua ky manifestim.
Programin Kulturo artiskik të kesaj mbrëmje festive e zbukuran moderatoret zonjusha Ermira Kastrati dhe z. Durim Halimi të cilët me buzqeshjet e tyre i dhan një stolisje të posaqme këtij evenimenti. Ato i benë thirrje të pranishmeve për manifestimin e radhës për festën e pavarsis së Kosovës e cila do mbahet ne muajin Shkurt të vitit të ardhshëm,me moton Hyra Falas për te gjith bashkatdhetare
● Mbledhja e zgjedhjeve per perfaqesues nga Shqiptaret e Malit te zi per kryesine e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan ne Illinois u caktuan per te Merkuren 7 Tetor 2015, nga ora 7PM Adresa: North Star Restaurant & Bar 6246 N. Western Ave. Chicago, IL 60659. Mundesisht perpara mbledhjes, emrat e kandidateve te dergohen paraprakisht te email adresa aaci@qendrashqiptare.com per pregaditjen e materialeve te mbledhjes. Ju lutem shperndaheni qe te mund te lajmerojme te gjithe te interesuarit. Faleminderit. Postuar me 29 Shtator, 2015.
SHENIME NGA MBLEDHJA: Perfaqesues nga Mali i Zi per Komunitetin, z.Shaban Zenuni.
Në mbledhjen e caktuar nga këshilli organizativë i shqipëtarëve nga treva shqiptare e Malit të Zi qe ishte caktuar me 7 Tetor, 2015 perfaqesues u zgjodh z. Shaban Zenuni. Shaban Zenuni sjellë nje experience te mire ne fushen e gazetarise (Ish-Gazetar i Radios se Ulqinit) dhe ne organizime publike pasi qe eshte edhe anetar i kryesise se Shoqates se Ulqinit ne Chicago. Keshilli organizative poashtu zgjodhi zevendes perfaqesues z. Riza Milla si dhe asamblene e pergjithshme: Anëtarë në asamblenë e përgjithsheme janë: Shaban Zenuni, Riza Milla, Naser Jahja, Hasan Ramushi, Mirsad Kurti, Genc Ujkashi, Muzafer Ujkashi, Elez Gjelaj, Nail Resuli, dhe Samir Gjelaj.
Këta aktivist të dalluar i dhanë besën njëri tjetrit që të përkrahin fuqishëm Komunitetin Shqiptaro-Amerikan në Illinois se bashku me aktivistet tjere, nenvizoi kryetari i Shoqates Samir Gjelaj. I urojme mire se ardhje dhe suksese ne kryesine e komunitetit z. Shaban Zenunit, zevendes perfaqesuesit si dhe anetareve te asamblese se pergjithshme. Ju faleminderit. Postuar me 09 Tetor, 2015
● Albanian-American Community of Illinois presents the ALBANIAN-AMERICAN BIKERS /Chicago.
Motorçiklistat Shqiptaro-Amerikan. Me 26 Shtator, 2015 në Chicago një grup i motorçiklistave shqipëtarë morën iniciativën për tu mbledhur në mënyrë të organizuar. Motorçiklistët vendosën që udhëheqës të jetë artisti i madh z. Buki Bobani (Buki). Kësaj iniciative ju bashkangjitën edhe shumë të tjerë, jo vetëm ata që kishin motorçikleta por edhe ata që s’kishin por të cilët premtuan që së shpejti edhe ata do të bëhen pronarë të ndonjë motorçiklete dhe ti bashkangjiten këtij organizimi. Kryetari i këtij grupi të motorçiklistave bën thirrje tek të gjithë shqipëtarët që kanë motorçikleta dhe jetojnë në shtetin e Illinoi-it, të bashkangjiten dhe të bëhemi sa më shumë.
Iniciativën e përkrahën: Afrim Sejdiu (NICI), Senti Sentiliano, Ric Hoti, Arben Bytuqi, Gëzim Çarkaxhiu, Bashkim Kabashi, Ardi, Genti, Mikel Ndrepepaj, Arian Bujar dhe Lulzim Breznica, përfaqësuesit e Komunitetit zyrtar, si dhe shumë të tjerë. "Në këtë mënyrë ne do të jemi më afër njëri-tjetrit si dhe mund t'i promovojmë vlerat tona shqipëtare kombëtare" shtoi Buki. Në vazhdim do të ketë edhe takime të tjera, prandaj na kontaktoni nëse keni dëshirë të bashkangjiteni si dhe na përcjellni në këtë facebook. Ju mirëpresim. Postuar me 27 Nentor.
● Mbledhja e zgjedhjeve per perfaqesues nga Shqiptaret e Shqiperise dhe Camerise per kryesine e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan ne Illinois u caktua per te Marten 29 Shtator 2015, nga ora 7PM -9PM Adresa: 1 Frendship Plaza, Addison, IL 60101. Room 1301 A*B. Mundesisht perpara mbledhjes, emrat e kandidateve te dergohen paraprakisht te email adresa aaci@qendrashqiptare.com per pregaditjen e materialeve te mbledhjes. Ju lutem shperndaheni qe te mund te lajmerojme te gjithe te interesuarit. Faleminderit. Postuar me 18 Shtatur, 2015.
SHENIME NGA MBLEDHJA: Per arsye te pjesemarrjes se ulet, zgjedhjet nuk u realizuan. Posti per perfaqesues të Shqipërisë dhe Çamerisë do jetë i hapur deri ne zgjedhjet e ardhshme. Falemimderit. Postuar me 29 Shtator, 2015
● ZGJEDHJET NGA SHQIPTARËT E MAQEDONISE. Mbledhja e zgjedhjeve per perfaqesues nga Shqiptaret e Maqedonise per kryesine e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan u caktua per 27 Shtator 2015, te Xhamija ne ora 5PM. Mundesisht perpara mbledhjes, emrat e kandidateve te dergohen paraprakisht te email adresa aaci@qendrashqiptare.com per pregaditjen e materialeve te mbledhjes. Ju lutem shperndaheni qe te mund te lajmerojme te gjithe te interesuarit. Faleminderit.
Për më shumë rreth organizmit lexo rregulloren zyrtare (english), Tabelen e Përfaqësimit, apo Agjenden
SHENIME NGA MBLEDHJA: Perfaqesues nga Maqedonia per Komunitetin, z.Faton Jusufi
Mbledhja e caktuar per zgjedhje te perfaqesuesit nga Maqedonia per Komunitetin Shqiptaro-Amerikan per Illinois u mbajt sot sic ishte paralajmeruar ne hapesirat e Qendres Shqiptare. Te pranishmit u informuan per punen e kryer gjate mandatit te kaluar te perfaqesuesit aktual, Dr. Luan Elezi. Ne vazhdim te mbledhjes u propozua per kandidat z.Faton Jusufi, aktivist i shquar qe ka ndihmuar ne shume aktivitete te komunitetit. Fatoni e pranoi te jete kandidat per kete obligim duke u bazuar ne perkrahjen e shumices. Kjo u pershendet njezeri nga te pranishmit dhe u votua njezeri qe Faton Jusufi te jete perfaqesuesi i Shqiptareve nga Maqedonia ne mandatin e ardhshem 2-vjecar te Komuniteti Shqiptaro-Amerikan per Illinois. Mbledhja u mbyll me urata per Faton Jusufi nga gjithe te pranishmit per pune te mbare.
Keshilli Zgjedhor per Shqiptaret nga Maqedonia ne Illinois. Postuar me 27 Shator, 2015
● NJOFTIM: ZGJEDHJET NGA SHQIPTARËT E MALIT TË ZI
Të Shtunen, me 12 Shtator, 2015 ora 2 PM në Saint Pauls Woods, 6594 Oakton St, Morton Grove, IL 60053 këshilli zgjedhor do organizoje zgjedhje per Asamblenë e Përgjithshme, përfaqësuesin dhe zëvendës përfaqësuesin për të qenë pjesë e udheheqesisë së Komunitetit gjithpërfshirës. Ftohen të gjith Shqiptaret nga Mali i Zi që jetojnë në Illinois të marrin pjesë dhe kushdo tjetër mund të merrë pjesë për të ndihmuar apo vezhguar proçesin zgjedhor. Me respekt këshilli zgjedhor.Postuar me 12 Shtator, 2015.
SHENIME NGA MBLEDHJA: ne kete takim nuk ishin kushtet pershkak te ambintit per zgjedhjet. Zgjedhjet do te perseriten nje dite tjeter. Zgjedhjet jane shtyer per daten 7 Tetor, 2015 ne North Star Restaurant. Postuar me 14 Shtator, 2015
●ZGJEDHJET NGA SHQIPTARËT E MAQEDONISE. Të Dielen, me 13 Shtator, 2015 ora 3:00PM te Qendra Shqiptare (Xhamija) këshilli zgjedhor do organizoje zgjedhje per përfaqësuesin dhe zëvendës përfaqësuesin për të qenë pjesë e udheheqesisë së Komunitetit gjithpërfshirës. Ftohen të gjith Shqiptaret nga Maqedonia që jetojnë në Illinois të marrin pjesë dhe kushdo tjetër mund të merrë pjesë për të ndihmuar apo vezhguar proçesin zgjedhor.
Me respekt këshilli zgjedhor. Postuar me 9 Shtator, 2015
SHENIME NGA MBLEDHJA: Ju informojme se mbledhja u mbajt dhe nuk ka kandidat per te perfaqesuar Shqiptaret e Maqedonise. Ne mbledhje u diskutuan disa aktivitete qe te sensibilizohet komuniteti i gjere per kete ceshtje te rendesishme. Te pranishmit moren angazhim qe brenda 2 javesh te diskutojne me shoqatat dhe organizatat e tjera qe te paraqiten kandidatet para mbledhjes se ardhshme. Postuar me 14 Shtator, 2015
● ZGJEDHJET NGA SHQIPTARËT E KOSOVËS. Të Premten, me 11 Shtator, 2012 ora 7:30 në restaurantin Northstar Restaurant.
Adresa: 6246 N Western Ave, Chicago, IL 60659. Këshilli zgjedhor ka caktuar këtë ditë për të zgjedhur asamblenë e përgjithshme, përfaqësuesin, dhe zëvendës përfaqësuesin e tyre për të qenë pjesë e udhheqsisë së Komunitetit gjithpërfhirës. Ftohen të gjith nga Kosova që jetojnë në Illinois të marrin pjesë dhe kushdo tjetër mund të merrë pjesë për të ndihmuar apo vezhguar proçesin zgjedhor. Me respekt këshilli zgjedhor. Postuar me 7 Shtator, 2015.
SHENIME NGA MBLEDHJA:Në mbledhjen e fundit të organizuar nga këshilli zgjedhor i shqipëtarëve nga Kosova që jetojnë në Illinois, u zhvilluan zgjedhje të lira dhe demokratike. Ashtu siç parashihen me rregulloren e komunitetit.
1) Nga kjo mbledhe , dhjetë bashkëatdhetarë me vullnet të mirë pranuan të marrin përsipër obligimin për të qenë anëtarë të Asamblesë së Pergjithshme për shqiptarët e Kosoves.
2) Pjesëmarrësit së bashku me asamblenë e përgjithshme propozuan dhe votuan që Bujar Breznica të vazhdoi ti përfaqësoi shqipëtarët nga Kosova edhe pse nuk ishte kandidat. Kjo përshkak që nuk kishte kandidat për të marrë përsipër këtë obligim.
3) Në vazhdim, u zgjodh edhe zevendës përfaqësuesi z. Arbër Ajeti.
Që të gjith pjesëmarrësit dhe të zgjedhurit, i dhan fjalën njëri tjetrit që do japin maximumin e tyre për të avansuar këtë komunitet edhe më tej. Prandaj shprehën dëshirën që publikisht ti ftojnë edhe trevat tjera ta bëjn të njejtën gjë, sepse komuniteti është në dobi të çdo shqiptari që jeton në këtë shtet. Urojmë sukses për të zgjedhurit e lartpërmendur dhe për Komunitetin gjithpërfshirës.
Me Respekt, këshilli zgjedhor për Shqipëtarët nga Kosova në Illinois. Postuar me 12 Shtator, 2015
● Ju njoftojme se ne mbledhjen e keshillit zgjedhor, mbajtur me 09 Qershor, u diskutuan dhe u vendos plani zgjedhor si vijon: 1) Cdo treve te mbledh kuvend, per te zgjedh Asamblene e Pergjithshme, Perfaqesues dhe Zevendes Perfaqesues. 2) Cdo treve te sjelle listen e te zgjedhurve sa me shpejt qe eshte e mundur po most te koaloj daten 15 Shtator, 2015. 3) Keshilli zgjedhor poashtu ka vendosur qe kryesi aktuale do vazhdoj punen deri ne kompletimin e zgjedhjeve pasi qe mund te nevojitet me shume kohe. Se shpejti do te informoheni se kur dhe ku do te behen zgjedhjet per secilen treve. Keshilli zgjedhor dhe kryesia aktuale. Postuar me 10 Qershor, 2015
● Lajmërim: Zgjedhjet për kryesinë e komunitetit ishin caktua në muajin e kaluar por përshkak të kushteve meterologjike, nuk u realizuan. Tani keshilli zgjedhor do te takohet dhe se shpejti do ju lajmeroj për vendin dhe kohën e zgjedhjeve. Keshilli zgjedhor per momentin ka 13 persona të propozuar por kushdo që ka dëshirë të merrë pjese ne këshillin zgjedhore, të lajmerohet deri të Hënën 06/08/2015 me email, telefon, apo facebook message. Na duhet emri dhe numri I telefonit. Ju Faleminderit. Postuar me06/04/2015
● Komuniteti shqiptaro amerikan i Illinoisit sot paradite organizoi piknikun e planifikuar kohe me pare ndonese ne mot me shi.Nepermjet ketij komunikimi publik falenderojme te gjithe anetaret e komunitetit qe ishin prezent pavaresisht kushteve meterologjike,nderkohe bejme te ditur se zgjedhjet per kryesine e re te komunitetit te planifikuara per sot do te mbahen ne nje date tjeter,per te cilen do tju informojme se shpejti.Faleminderit per mirekuptimin. Postuar me 05/30/2015
● REAGIM NGA KOMUNITETI SHQIPTARO AMERIKAN NË ILLINOIS RRETH SITUATES SË SHQIPTARËVE NË KUMANOVË, MAQEDONI. më shumë. Postuar me 12 Maj, 2015
● PIKNIK DHE ZGJEDHJE. Kryesia e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois organizon një Piknik Familjar si dhe zgjedhjet e kryesise së komunitetit. Në këtë takim të ftuar janë përfaqësuesit e të gjitha shoqatave/organizatave shqiptare që punojnë dhe veprojnë në Illinois dhe të gjith të interesuarit; pa dallim feje, moshe, gjinie, apo ideje politike. Në këtë aktivitet, do të ketë ushqim dhe pije freskuese për për rritjen e fondeve si dhe muzik shqiptare popullore dhe folklorike. Anëtarët e rregullt të komunitetit do të informohen me rrjedhat e aktiviteteve si dhe financat nëpërmjet adresës elektronike. Adresa: Schiller Woods Grove 10. Irving Park and Cumberland Ave. Chicago IL 60634. Data: 30 Maj, 2015 ora 10 AM to 7:30 PM. . Për më shumë rreth organizmit lexo rregulloren zyrtare (english), Tabelen e Përfaqësimit, apo Agjenden. Postuar me 11 Maj, 2015
● (Data Change) Koncert Humanitar. Aktivistët tanë Shqipëtar nga Malësia e Bujanocit organizojnë mbremje muzikore dhe artistike për të ndihmuar “Fondin Humanitar për Malësinë e Bujanocit – Gjilan.” Me 15 Maj, 2015. Adresa: Adresa: 5825 St. Charles Rd. Berkeley, IL, 60163. Postuar me 14 Prill, 2015
● Promovimi i veprës së Profesor Branislav Sinadinovski “Shqiptarët Ortodoks në Maqedoni” histori e cila konsiderohet shumë e rëndësishme me vlera kombëtare Shqiptare. Për më shumë mund të mësoni në takimin që do të mbahet me 8 Prill (e Mërkur), 2015 ora 7 PM. Adresa: 5825 Saint Charles Road, Berkeley, IL 60163. Postuar me 2 Prill, 2015.
● Ju lajmërojmë se sot do të ketë një takim për përcaktimin e datës në lodhje me promovimin e librit "Shqipëtarët Ortodox në Republikë e Maqedonisë." Autori Brainslav Sinadinovski. Të gjithë të interesuarit mund të marrin pjesë ne oren 7:30 Pm ne adresën : 5825 St. Charles Rs. Berkeley IL 60163 . Postuar me 31 Mars, 2015
● Albanian/Shqip: Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois do të dhuroi një donacion bamirësie tek një apo dy organizata me status 501 (c) (3) deri në fund të muajit Mars apo fillim të muajit Prill, 2015. Dy institucionet/Organizatat e përzgjedhura deri më tani janë March For Kids dhe WBEZ91.5. Nëse dikush dëshiron ti bashkangjitet këti aktiviteti për të rritë fondet, ju lutem të na kontaktoni para 1 Prill, 2015. Ju Faleminderit. Postuar me 26 Mars, 2015
English: The Albanian-American Community of Illinois will be submitting a Charitable donation to one or two 501 (c) (3) organizations by the end of March or beginning of April, 2015. Th two Institutions/Organizations chosen thus far are March For Kids dhe WBEZ91.5. If someone wishes to participate in this this fund raising activity please contact us before the April 1, 2015. Thank you. Posted on March 26, 2015
● Shoqata Ulqini Ne Chicago organizon Diten e Ulqinit Ne Çikago të shtunen 4, Prill 2015 ne Restaurant Miraj 8801 N. Milwaukee Ave, niles, IL 60714. Per argetimin tuaj to te perkujdesen Sead Asllani dhe Meti. Postuar me 20 Mars, 2015
●SHOQATA “USKANA” USA - MBREMJA KERCOVARE 2015. 3 Maj, 2015. Diplomat West 681 E N Ave, Elmhurst, IL 60126.më Postuar me 20 Mars, 2015
● Ju lajmërojmë se me 21 Mars (e Shtune), 2015 në ora 8 PM, do mbahet nje takim publik informative pyetje/përgjegjje me Kryetarin e Balli Kombëtar Shqiptar, (PBK) z. Adriatik Alimadhi nga Shqipëria. Të gjith të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë nga kryesia e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois. Ju mirëpresim. Adresa: 5825 Saint Charles Road, Berkeley, IL 60163. Postuar me 19 Mars, 2015
● Bashkëatdhetarja jonë Sqhipëtare MIRELA MEHMETI, aktiviste e palodhur e Komunitetit Shqipëtaro-Amerikan në Illinois shpallë kandidaturën për “CAROL STREAM LIBRARY BOARD TRUSTEE” Ftohen të gjith ata që jetojnë në Carol Stream, IL luten ta përkrahin zonjën Mehmeti dhe ta votojnë. më shumë. Postuar me 15 Mars, 2015
● Koncert Humanitar. Aktivistët tanë Shqipëtar nga Malësia e Bujanocit organizojnë mbremje muzikore dhe artistike për të ndihmuar “Fondin Humanitar për Malësinë e Bujanocit – Gjilan.” Me 24 Maj, 2015. Adresa: Adresa: 5825 St. Charles Rd. Berkeley, IL, 60163. më shumë. Postuar me 15 Mars, 2015.
● Kan filluar pregaditjet teknike për zgjedhjen e bordit drejtues së Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois. Mandati i bordit të ri do fillon me 1 Korrik, 2015. Së shpejti do ju informojmë me detajet dhe rrjedhat se si do vijojnë zgjedhjet dhe kur. Zgjedhjet janë të hapura dhe demokratike siç parashikohet në rregulloren zyrtare të komunitetit. Postuar me 04 Mars, 2015.
● ME DHËMBJE DHE PIKËLLIM TË THELLË NJOFTOJMË MIQËT THE FAREFISIN SE SOT NDRROJË JETË SELIM MUJA (BABAI I BERAT MUJËS). FUNERALI I TË NDJERIT BËHET ME DATËN 3 MARS, 2015 (E MARTE) ORA 6:00 PM - 8:30 PM. TEK XHAMIA (5825 St. Charles Rd. Berkeley, IL, 60163). Postuar me 1 Mars, 2015
● Mbledhja e radhes se komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois do të mbahet me 21 Shkurt, 2015 nga ora 5 PM tek adresa 5825 St. Charles Rd. Berkeley, IL, 60163. Ftohen te gjith të interesuarit të marrin pjesë. Postur me 16 Shkurt, 2015.
● Pregaditjet për manifestimin e festës së Pavarësis së Kosovës janë në përfundim e sipër. Këngëtarët që do jenë prezentë janë: Mimoza Shkodra, Muhamet Sejdiu, Remi Jakupi.
Me keqardhje ju informojmë se për arsye shëndetsore, këngëtarët Naim Abazi dhe Mihrie Braha nuk do jenë të pranishëm në festimin e Pavarësisë së Kosovës. Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin që ky ndryshim mundë të ketë shkaktuar. Ju faleminderit për mirë kuptim. Postuar me 12 Shkurt, 2015
● Komuniteti Shqiptaro-Amrikan në Illinois organizon festën e 7-VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS me 13 Shkurt, 2015 nga ora 6pm–1am. Për argëtimin tuaj do përkujdesen bilbilat e estradës Mimoza Shkodra, Mihrie Braha, Remi Jakupi dhe Naim Abazi. Ҫmimi $40 për të rritur, $20 për fëmi. Adresa: Hanging Gardens Banquets 8301 Belmont Ave, River Grove, IL 60171. Organizimit tradicional të komuniteti asnjëherë nuk i mungojnë elementet Kombëtare Shqiptare. Vlenë për të përmendur se i gjith organizimi mundësohet plotësisht në BAZA VULLNETARE nga shumë bashkëatdhetarë/re shqipëtar që asnjëherë nuk kursejnë për një organizim sa më të mirë. Prandaj, ftoheni të merrni pjesë në këtë festë tradicionale. Pjesëmarrja juaj, mundëson vazhdimsinë e aktiviteteve të ndryshme të organizatës që kanë për qëllim promovimin e vlerave Shqiptare këtu në U.S.A. Në këtë manifestim pritet një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve. MIRË U PAFSHIM. Posted me 20 Janar, 2015
● Ju lajmërojmë se me 9 Janar (e Premte), 2015 në ora 5 PM do mbahet nje takim publik informative pyetje/përgjegjje me perfaqësues nga qeveria e Maqedonise ministria e implementimit te marrveshjes se Ohrit. Të pranishëm do jenë Naser Ameti dhe Artan Limani.Të gjith jeni të ftuar nga kryesia e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois të merrni pjesë. Ju mirëpresim. Adresa: 5825 Saint Charles Road, Berkeley, IL 60163. Postuar me 6 Janar, 2015
● Ju lajmërojmë se sot në ora 7 PM do mbahet nje takim për të diskutuar rreth mundësive për bashkëpunim në mes Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois (KSHAI) dhe Univerzitetit të Tetovës (UT). Musafir special në këtë mbledhje do jenë Rektori I (UT-së) z. Vullnet Ameti, Zëvendës Rektori Arbër Çeliku, dhe grupi punues. Të gjith jeni të ftuar nga kryesia e KSHAI të merrni pjesë, vecanerisht ato të cilët aktualisht jane duke i ndjekur studimet në Univerzitetet e SHBA-së. Ju mirëpresim. Postuar me 5 Janar, 2014 @ 10AM