Arkiva/Arkive 2016


GRAND OPENING OF THE FIRST ALBANIAN SCHOOL OF THE ALBANIAN-AMERICAN COMMUNITY OF ILLINOIS
Me kenaqesi ju informojme se Komuniteti Shqiptaro Amerikan ne Illinois se bashku me bashkeatdhetaret e devotshem profesional dhe prinderit ne zonen e Rockford-it te Illinois-it se shpejti do hapin shkollen Shqipe per Gjuhe dhe Kulture.
Dita e Pare: Me 5 Shkurt, 2017 ora 9:30 AM.
Adresa: 7424 N 2nd St, Machesney Park, IL 61115
Komunikaten e plote ne te dy gjuhet mund ta lexoni ne vijim:
Per tu regjistruar: https://goo.gl/forms/XLXAYSXS9D6htiz92
Per me shume informata: https://www.facebook.com/AlbanianSchoolAACI/
Se shpejti organizatoret do ju informojne me me shume detaje ne facebook te shkolles dhe neper mediume te ndryshme.
___
The Albanian-American Community of Illinois (AACI) in partnership with our devoted team of parents and professionals in the Rockford region are excited to offer the Albanian Language and Culture School for the northern Illinois region! Language plays a critical role in keeping our traditions and values alive. In addition, this program will foster new friendships among our Albanian community.

Our primary mission is to teach our youth the Albanian language and culture, and instill pride in their heritage. We strive to unite the Albanian community and provide a foundation where our students can build long lasting connections. Through the efforts of our staff, parents, and students, we will foster the preservation of the Albanian language and traditions for many future generations.

For our first year, classes will begin on Sunday, February 5, 2017 and will end on Sunday, May 21, 2017. Classes will be held at Concordia Lutheran School located at 7424 N 2nd Street in Machesney Park, Illinois. School hours will be from 9:30am to 12pm. Our program will be available to children from the ages of 5 to 17.

We will be holding a meeting with parents in January (details to be determined, so please watch for postings on our Facebook page).
********************************************
Komuniteti Shqiptaro-Amerikan i Illinoisit (AACI) nё bashkёpunim me prindёrit dhe me profesioniste tё pёrkushtuar nё Rockford, kanё kënaqësi pёr tё ofruar Shkollёn e Gjuhёs dhe Kulturёs Shqipe pёr rajonin verior tё Illinoisit! Gjuha luan njё rol kritik pёr tё mbajturё gjallё traditat dhe vlerat tona. Gjithashtu, kjo shkollё do tё mundёsojё shoqёri tё reja nё komunitetin tonë.

Misioni ynë kryesor është për tju mësuar të rinjve tanë gjuhën dhe kulturën shqiptare, dhe tё jenё krenar për prejardhjen e tyre. Ne përpiqemi për të bashkuar komunitetin shqiptar dhe të sigurojme një themel ku studentët tanë mund të ndërtojnë lidhje të gjata dhe tё qëndrueshme. Nëpërmjet përpjekjeve të stafit tonë, prindërve dhe nxënësve, ne do të rujame traditat dhe gjuhen shqipe për shumë brezat e ardhshëm.

Pёr vitin tonё tё pare, klasat do të fillojë mё datё 5 Shkurt, 2017 tё Dielen dhe do të përfundojë të Dielën, 21 Maj, 2017. Klasat do të mbahet në Concordia Lutheran School e cila ndodhet në 7424 N 2nd Street në Machesney Park, Illinois. Orarët e mësimit do të jenë nga 9:30 am deri në orën 12 pasdite. Programi ynë do të jetë në dispozicion për fëmijët nga mosha 5 vjeҫare deri në 17 vjetё.

Një takim me prindërit e interesuar do të kemi në Janar (detajet për t'u përcaktuar, kështu që ju lutemi të na percjellni në faqen tonë në Facebook).


The AACI Business and Excellence Network leaders have organized a Network Event for all Albanians who would like to meet the Albanian Business Leaders.
Da Nella Pizzeria & Ristorante - Private Room (Second Floor)
1443 W. Fullerton Ave, Chicago, IL 60641
Cash Bar: 7pm - 8pm
Meeting while Open Bar & Appetizers: 8pm - 10pm
Cash Bar: 10pm - as long as we want.
Price per person: $50.00 (includes tax and tip). 
From this, $40.00 will go to Da Nella; the rest will be used as seed for the next event or for a couple comps.  Parking: Street parking (free after 5 PM). Once you arrive, please ask staff to be led to the private room upstairs.


TUBIM PAQESOR NE DITEN NDERKOMBETARE TE TE DREJTAVE TE NJERIUT 10 DHJETOR, 2016
Përshëndetje bashkëatdhetarë, 
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois, të Shtunën 10 Dhjetor organizon një tubim paqësor përpara Konsullatës Greke për të drejtat e Shqiptarëve të Çamërisë. 
Adresa: 650 N St Clair St, Chicago, IL 60611
Ora - 12-3 pm 
Faleminderit, Mirëupafshim.

FOLLOW UP:
Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ne Illinois (AACI), sot me 10 Dhjetor, 2016 shenoi Diten Nderkombetare Te Drejtave te Njeriut me nje proteste paqesore per te drejtat e Çameve. Protesta u zhvillua para Konsullates Greke ne Chicago ne prani te nje pjesmarrje te konsiderueshme nga te gjitha trojet shqiptare dhe me mbeshteje te shoqatave shqiptare qe veprojne ne Illinois. Protestes i priu Kryetari i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan ne Illinois, z. Bujar Breznica. Ne proteste moren pjese aktiviste dhe anetare te spikatur te ketij komuniteti, nder ta z. Fevzi Sylejmani, z. Riza Milla, kryetari i Shoqates Cameria, z. Ilir Ademi, dhe figura te tjera te shquara. Ne kete proteste mori pjese edhe lokja 94 vjeçare Emine Lluri, e lindur ne Margellic te Çamerise.

Ne fjalimin e tij, kryetari i komunitetit, z. Breznica, vuri theksin tek te drejtat e shqiptareve nga Çameria, duke kerkuar nga Qeveria Greke, si shtet i bashkesise Evropiane, te respektoj te drejtat e Çameve, duke filluar me lirine e levizjes, te drejten e kthimit te Çameve ne pronat e tyre, abolimin e ligjit te luftes dhe pranimin e Gjenocidit mbi Çamet ne vitin 1946-48. z. Breznica vazhdoi, “sot ne mesin tone kemi gjyshen Emine, e cila ka lindur ne Margelliç te Çamerise, dhe e cila sot edhe si qytetare e Shteteve te Bashkuara te Amerikes nuk ka drejte te kthehet ne Çameri dhe te vizitoj vendin e saj te lindjes. Kjo ndodh edhe pse Greqia eshte anetare e Bashkimit Evropian.”

Kurse kryetari i Shoqates Cameria, z. Ilir Ademi, vuri theksin ne historine e Çameve dhe shpernguljen e tyre me dhune ne vitin 1946. z. Ademi tha, “Ne Çamet sot jemi te shperndare ne vende te ndryshme te botes, dhe nuk kemi te drejte te vizitojme vendet e baballarve tane ne Çameri, lere me t’i marrim pronat tona atje. Greqia duhet te njoh Gjenocidin Çam, t’i lejoje Çamet te kthehen ne pronat e tyre dhe te lejoje gjuhen Shqipe ne Çameri.”

Protesta e mbyll me disa parolla per te drejtat e Cameve dhe me nje leter te drejtuar Konsullates Greke ne Chicago.
http://gazetadielli.com/?s=chicago



FLAG RAISING EVENT.
To mark Albania's 104-Year anniversary of Independence, the Albanian-American Community of Illinois will raise the Albanian National flag at the Daley Center Plaza. We invite all of you to participate and or take pictures and share with your friends and family. Address: 50 W. Washington St. Chicago, IL
November 28, 2016 at 6AM-6PM

FESTA E PAVARSISË SË SHQIPËRISË. HYRJA FALAS. DONACIONET JANË TË MIRSEARDHURA.
- Nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois, ju ftojmë të festojmë së bashku festën e Pavarësisë së Shqipërisë me këngë dhe valle shqiptare. Në këte festë për argëtimin tuaj do të përkujdesen Këngëtarët e estradës shqiptare SINAN VLLASALIU, BLERINA BRAKA, ERMAL MAMAQI të përcjellur nga Grupin Dardania dhe Ilir Gjeçbritaj. 
- MUSAFIR I MBREMJES DO TE JETE. AMBASADORI WILLIAM WALKER.
- Si në Nëntor të vitit 2015, Shkurt të vitit 2016 ashtu edhe kësaj radhe organizimi do të jetë me HYRJE FALAS që mundësohet nga donator dhe sponsor shqipëtar. Dhuro edhe ti. Donacionet janë (100% tax deductable). Falendërojmë të gjithë anëtarët dhe donatorët e komunitetit që mondësojnë manifestimin e kësaj dite historike të popullit Shqiptar.
- Pasi që administrimi është i limituar, rezervime nuk do të ketë. (Frist Come First Serve)
- Nëse keni dëshirë të ndihmoni me organizimin apo të kontriboni si të tjerët, mos hezitoni që të kontaktoni organizatorët. Mirë u pafshim me ngjyrat kuq e zi e me veshje tradicionale Shqipëtare.

ALBANIA’S INDEPENDENCE DAY CELEBRATION. FREE ENTRANCE. DONATIONS ARE WELCOMED. 
- Albanian-American Community of Illinois, invites all of you fellow Albanians to celebrate Albania’s Independence day with Albanian sounds of music. For your entertainment at this event we have brought the two great singers; Sinan Vllasaliu,  Blerina Braka dhe Ermal Mamaqi followed by Grupi Dardania and Ilir Gjeçbritaj. 
- Our special guest will be. Ambassador William Walker.
- As in November 2015, February 2016 as well as this year, the event will be organized without cover charge, based on donations only. You are welcome to donate as well. Donations are (100% tax deductable). We thank all the members of the community and donors that make this event possible for all Albanian people in Illinois to celebrate this historical day. 
- Since the administration is limited, reservations will not be necessary. (Frist Come First Serve) 
- If you would like to help or contribute to the organization as others, do not hesitate to contact the organizers. We look forward in seeing you all in Red and black colors and Albanian traditional dress.
SPONSOR THESE ACTIVITIES: Those that would like to sponsor please contact the organizers by email or phone.
POSTUAR ME 10/29/2016

FOLLOW UP:
Ngrihet flamuri në Chicago, shqiptarët në Illinois festojnë 28 Nëntorin
Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois (AACI), në bashkëpunim me organizatat shqiptare që veprojnë në Illinois, edhe kësaj here organizoi dy manifestime madhështore për Festën e 28 Nëntorit, ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Në qendrë e qytetit të Chicago (Daley Center Plaza), ashtu siç është bërë traditë çdo vjet, edhe sot u ngrit Flamuri Shqiptar përkrah atij Amerikan. Shumë bashkatdhetarë vizituan Chicagon gjatë gjithë ditës për ta ndëruar Flamurin Kombëtar.
Poashtu u organizua edhe mbrëmja solemne e 28 Nëntorit që u mbajt të Premtën në sallën European Cristal Banquets, ku morën pjesë më shumë se 600 bashkatdhetarë, veprimtarë dhe musafir nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga disa shtete të ndryshme të SHBA-ve. Musafir nderi I kësaj mbrëmje ishte Ambasadori William Walker. Fjalën për shëndetëse e mbajti kryetari i AACI-së, z. BujarBreznica, i cili uroj të gjithe shqiptarët për këtë festë të madhe. Ndërsa, Ambasadori Walker në fjalën e tij u ndal tek potenciali i diaspores tone dhe kerkoi bashkërendim më të mire të punëve, me qëllim që ta ruajmë kulturen, vlerat dhe gjuhën shqipe kudo që jetojmë si shqiptarë dhe ta ngrisimnivelin e bashkëpunimit me atdheun në çdo aspekt. Kësaj mbrëmje si munguan edhe voglushët e shkollës Shqipe Kongresi i Manastirit.
Mbrëmjen solemne e shoqëruan tingujt e bukur të muzikës shqiptare, me intepretime nga artistët Ermal Mamaqi, Sinan Vllasaliu, Blerina Braka dhe Grupi Dardania. 


ALBANIAN EXCELLENCE AND BUSINESS NETWORK OF AACI. Mbledhja e radhes do mbahet me 12 Tetor, 2016. Adresa TBD.

● Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois, AACI,  është i  lumtur t’ju njoftoje se me datë 27 Shtator 2016, do të organizojë një darkë solemne gjatë vizites së Presidentit të Shqiperisë, z. Bujar Nishani në Chicago. Ju lutemi lexoni komunikatën e plotë KËTU
Faleminderit. Kryesia e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan ne Illinois.

Albanian-American Community in Illinois, AACI, is happy to inform you that on September 27th, 2016, it will host a gala dinner during President of Albania, Mr. Bujar Nishani visit in Chicago. Please read the full Announcement HERE
Thank you. The board of the Albanian-American Community of Illinois.

FOLLOW UP:

Presidenti Nishani ne Chicago: “Jam i lumtur të takoj një komunitet kaq të mrekullueshëm”

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan e dekoroi Presidentin Nishani me një mirenjohje për kontributin e tij në ndërtimin e urave mes atdheut dhe diaspores.

 

Nga Sh. Zenuni

Me datë 27 Shtator 2016, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois, në krye me z. Bujar Breznica, organizuan një pritje madhështore për Presidentin e Republikes së Shqiperisë, z. Bujar Nishani dhe delagacionin e tij. Pas nje takimi të shkurtër me bordin e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois (AACI), përfaqësuesit e shoqatave, dhe prijësit fetar, delegacioni i Presidentit u shoqërua për në Diplomat West ku u mbajtë darka solemne.

Moderatorja e mbrëmbjes, Fjoralba Shahaj, i bëri thirrje publikut të ngrihët në këmbe për të dëgjuar hymnin kombëtar dhe atë amerikan, të cilët u interpretuan nga nxënësit e shkollës shqipe “Kongresi i Manastirit.” Më pas, ajo ftoi kryetarin e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois, z. Bujar Breznica të marr fjalen. z. Breznica pasi përshëndeti mysafirët, ndër të tjera theksoi që “Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ka nëvoj për të avancuar lidhjet me atdheun, me qëllim ruajtjen e kulturës dhe traditave shqiptare.” Duke krahasuar trungun (atdheun) me deget (diasporen), ai i bëri thirrje Presidentit Nishani dhe liderëve tjerë shqiptar të bëjne çmos që degët të jenë sa me afër trungut.

Ne vazhdim fjalen e mori nënkryetari i AACI-së, z. Gjaneto Harusha, i cili ndër të tjera theksoi nevojen për hapjen e konsullates shqiptare në Chicago si dhe që parlamenti shqiptar të krijojë rrethana lehtësuese në atdhe për inkuadrim ma të madh të shqiptarëve që jetojnë larg atdheut dhe për investime nga diaspora.

Në fund, fjalen e mori Presidenti Nishani, i cili përshëndeti të pranishmit dhe falenderoi të gjithë shqiptarët në Illinois dhe rrethinë për pritjen madhështore. Ne fjalën e tij, z. Nishani nënvizoi nëvojen për inkuadrimin e diaspores në trajtimin dhe menaxhimin e problemeve në vendlindje. Ai premtoi se do të angazhohet në hapjen e Konsullates Shqiptare në Chicago, krijimin e lehtësirave për investime nga diaspora, dhe inkuadrim sa më domëthënës të diaspores në vendim-marrje për çështjet e mëdha të atdheut.

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan e dekoroi Presidentin Nishani me një mirenjohje për kontributin e tij në ndërtimin e urave mes atdheut dhe diaspores.

Ne fund nxënësit e shkollës shqipe “Kongresi i Manastirit” i dhuruan z. Nishani gjashte trandofile të bardha, qe simbolizuan të gjitha trojet e ndara të Shqipërise.

Mbrëmja festive përfundoi me fotografime dhe përqafime ndërmjet pjesëmarrësve, Zonjës së parë dhe Presidentit.


● MBLEDHJA E RADHES SE RRJETIT TE BIZNESEVE SHQIPTARE IS AACI (September 7, 2016 from 7-10 PM)
Da Nella Pizzeria & Ristorante 1443 W. Fullerton Ave. Chicago, IL

NEXT MEETING OF THE ALBANIAN EXCELLENCE AND BUSINESS NETWORK OF AACI (September 7, 2016 from 7-10 PM)
Da Nella Pizzeria & Ristorante 1443 W. Fullerton Ave, Chicago, IL

● Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois do marre pjese ne Paraden “Columbus Day” kete vite ne GRUPIN E PARE. Ftojme te gjith ata qe munden dhe kane deshire te marrin pjese. Pjesemarrja eshte falas.
- Poashtu ftojme bizneset shqiptare per te reklamuar biznesin e tyre ne floten e komunitetit, duke dhene nje donacion komunitetit dhe duke sjelle nje bandeole te biznesit te tyre me permasat 2x4 foot (Horizontal). Ky eveniment transmetohet live nga Televizionet te ndryshme amerikane. 
Mire u pafshim, Faleminderit
_________
The Albanian-American Community of Illinois will participate at the Columbus Day Parade event this year in the FIRST GROUP. We invite all those who can and would like to participate. Participation is free.
- We also invite all businesses that are interested to advertise on the float, to make a donation to AACI and provide a banner of 2x4 foot (Horizontal). Please contact the organizers with any questions. This event will be covered by many TV Stations. See you all there.
Thank you

FOLLOW UP:
Parada Shqiptare ne Chicago qe u realizua ne diten e Columbusit. 
10 Tetor, 2016 
Bashkeatdhetaret shqiptare si gjithmone edhe kesaj here u mbledhen ne sheshin kryesore te Chicagos (Wacker and State) per te promovuar dhe expozuar ngjyrat tradicionale si dhe Kuq e Zi. Kete takim e organizuan lideret e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan ne Illinois se bashku me vullnetaret dhe ndihmen e biznesmeneve te shquar shqipetar si: Z. Nick Vangel, Miz Ramadani, Kosta Shamata, Kris Maranda, Arxhend Bajraktari, Manuela Papazisi, Ardita Dalipi, Elton Ademi, Afrim Sejdiu, e shume te tjere anonim.
Kesaj parade ju bashkangjiten edhe perfaqesuesit e shoqates Ulqini, Uskana, Prespa, Nxenesit dhe drejtoria e Shkolles Shqipe Kongresi i Manastirit, grupi Motorciklisteve, e te tjere 
Komunutetet tjera dhe shikuesit ne rrugen “State Street” shikuan shqipetaret te veshur bukur me rrobe kombetare dhe kuq e zi deri sa po kalonin me flote qe u shoqerua me z. Nick Vangel qe printe me Ferrari. 
Organizatoret falenderojne te gjith per mbeshtetjen dhe pjesemarrjen ne kete aktivitet dhe i ben thirrje te gjitheve qe te marrin pjese ne festen e flamurit ne Nentor te vitit 2016

● Komuniteti Shqipatro-Amerikan ne Illinois merr pjese ne ALBANIAN PARADE IN NY
Disa përfaqësues dhe Vullnetarë do të marrin pjesë në "Paradën Shqiptare në New York" organiuiar nga "Albanian Roots".
Nëse keni dëshirë dhe mundësi të merrni pjesë ju lutemi të na kontaktoni sa më shpejt.

● Albanian Excellence and Business Network of Albanian American Community of Illinois is organizing a group participation in this 15th Chicago’s Bike the Drive Fest.
- Limited Group Tickets have been reserved and there will be some given away along with an Albanian Eagle Shirt. If you are interested and would like to participate please make sure to let us know in advance. You must have a BICYCLE and a HELMET to pedal.
- Members of AACI will be given a priority, however all Albanians who are interested may ask to participate. If you are selected, we will confirm your ticket by Saturday May 28, 2016 and let you know.
- All bicyclist and those that don’t pedal, are invited to join our tailgating tent which will be set up on Montrose Beach, W. Montrose Harbor Drive (See map link below). There will be free BBQ food, refreshment and quality Albanian Company.
- Event will be covered in TV by the sponsorship of TV-Ilirët and DJ-Albert with light Albanian music from 80s and 90 era by Rinia Shqiptare.
- Please RSVP at Gjaneto Harusha 773-372 3724 – gjaneto@aaciusa.org or Dritan Papazisi 847-644-1041 - tani@papazisi.com
- We want to extend our greatest thanks and appreciations to the following businesses which made possible to support cover the initial cost for this event with their generous donation: St. Nicholas Albanian Orthodox Church (Fr. Kostandin Tuda), Aetna Logistics Group (Gjaneto Harusha), FKI Architecture (Filip Itellari), Aral Inc (Alfred Karalli), New York Life (Ibish Imeri), Cut n’Roll Beauty Salon (Aleksander Gjoni), Sierra Pacific Mortgage (Ramadani Team), Bright Electric (Elton Ademi), Country Insurance (Ilir Numani), Myha Inc (Leka Myha), Coldwell Banker (Manuela Papazisi).


● Përshëndetje miq të komunitetit,
-AACI Exellence and Business Network është duke organizuar aktivitet me biçikleta që quhet “Bike the Drive” dhe që ndodh të Dielen me 29 Maj, 2016 ora 7 AM deri 9 AM.

Deri më tani të konfirmuar janë më shumë se 30 persona. Nëse keni dëshirë të merrni pjesë në këtë grup, ju lutemi të regjistroheni dhe ti siguroni tiketat sot (për ti marrë në postë numrat e regjistrimit). Mund të regjistrohesh edhe më vonë por duhet ti merrni tiketat tek vendet e dedikuara qe mund ti gjeni ne websajtin zyrtar të "Bike the Drive."

Udhëzime / Instructions:
1) Ku të regjistrohesh?
a. https://activetransreg.org/event/3/individual/registration
2) Emri i Grupit?
a. AACI Exellence and Business Network
3) Cfar Duhet të kesh?
a. Biçikletën tënde (e obligueshme), Mbrojtje Koke “Halmet” (e obligueshme), dhe mundësisht bluz me Shqiponjë apo së paku Kuq e Zi. (Disa Bluza do i ndaj Komuniteti Shqiptaro-American në Illinois (AACI) FALAS por numri është i limituar.
4) Si mund të aplikosh për një bluzë të komunitetit (Kuq e Zi me Shqiponjë)?
a. Rezervo tiketën në Bike the Drive (linku më lartë)
b. Regjistrohu në AACI website:http://www.aaciusa.org/services/regjistrimi-registration
c. Në rubrikën "informat shtesë" të formës, shkruaj “Regjistration #:” që do marrish më email pasi që të regjistrohesh, dhe madhësinë e bluzës. Një bluzë për kod. “First Come, First Serve”
5) Pikënisja: Nuk është caktuar akoma. Por mendohet të jetë në very të Lek Shore Drive (Hollywood & Sheridan)
Nderkohe, do ju informojmë me më shumë informacione dhe me rrjedhat e këti evenimenti.
Faleminderit të gjith për përkrahjen tuaj.

FOLLOW UP:
---
● Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois organizon një eveniment për të Diplomuarit Shqiptarë në këtë vit.
Takimi do të jetë: 
Data: 13 Maj, 2016 në ora 8:00 PM 
Vendi: Brisku's Bistro & Bar. 4100 N Kedzie Ave Chicago, IL 60618 
Në këtë takim, profesionistë, biznesmen, dhe pjestarë tjerë të komunitetit do të kenë mundësinë të takojnë dhe njohin me të diplomuarit e rinjë dhe te japin keshilla dhe rekomandime për punë dhe sukses të metutjeshëm. Poashtu, AACI do të shpërndaj çertifikata mirënjohje për studentët e diplomuar që kanë dhënë kontribut në komunitet dhe kanë shkelqyer në jetën akademike. 
- Në këtë takim, për argëtimin e pjesëmarrësve do të ketë edhe muzikë profesionale nga të gjitha trevat. Për këtë falenderojmë DJ SAMI nga Ulqini. 
- Lusim të diplomuarit që të na i dërgoijnë Emrin dhe Mbiemrin para dates 12 Maj, 2016. Të diplomuarit duhet të jenë prezent për të pranuar mirënjohjen. 
- Të ftuar janë të gjithë ata që kanë dëshirë të marrin pjesë. Veshja është joformale. Postuar me 9 Maj, 016
_____
Albanian-American Community of Illinois (AACI) will hold an event with Albanian students graduating this year.
The event will be held as follows:
Date: Friday, May 13th at 8:00 PM
Place: Brisku's Bistro & Bar. 4100 N Kedzie Ave, Chicago, IL 60618
At this event, professionals, businessmen, and other members of the community can network with recent graduates and provide advice and recommendations for the job market or for other enhancements of new graduates' careers. Additionally, AACI will issue certificates of achievement for students that helped with AACI events and excelled academically. 
- At this event for the entertainment of the participants, we will have music from all Albanian regions, thanks to DJ SAMI from Ulqini.
- We ask all graduates to send us their Full names before the date May 12, 2016. Graduates must be present to accept their certificate of recognition.
-All those interested are invited to the event. Casual dress code.

● MOTORÇIKLISTËT STREET EAGLES (SHQIPONJAT E RRUGËS)
Në mbledhjen e fundit të motorçiklistëve që u mbajt me 30 Prill, 2016, udhëheqësi z. Bujar Bobani (Buki) me Motorçiklistët tjerë kan vendosur që me 15 Maj, 2016 do behet nje turne nga Chicago deri në Madison, Wisconsin.  Nisja: North Star Restaurant 6246 N Western Ave Chicago, IL. (Pronar - Bashkim Kabashi). Destinacioni: Black Hawk Family Restaurant E11394 US-12, Sauk City, WI 53583 (Pronar - Gani Ahmetaj). Motorçiklistëve nga Chicago do tiu bashkangjiten edhe të tjerë në Madison për disa orë.  Të gjithë të interesuarit mund t'ju bashkangjiten. Për më shumë kontaktoni Bukin në 773-699-2566. Lexo më shumë. Postuar me 2 Maj, 2016
FOLLOW UP -
- MOTORÇIKLISTËT SHQIPTAR NË CHICAGO të udhëhequr nga artisti Bujar Bobani (Buki) morrën një rrugë bukur të gjatë prej përafersisht 6 orësh vajtje-ardhje nga Chicago, IL deri në Madison, Wisconsing. Piknisja ishte nga restaurant i mirnjohu shqiptar North Star me pronar Bashkim Kabashin ku të pranishëm me motorçikleta ishin: Kryetai i grupit z. Bujar Bobani (Buki), Afrim Sejdiu, Afrim Imeri, Enes Hoti, Ledio Bregu, Senti Sentiliano, Lulzim Paloja, dhe Agim Baftiri, 

Gjatë këtij udhëtimi, motorçiklistët me krenari mbanin të veshur Shqiponjën dy krenarshe në bluzat kuq e zi. Kjo bukuri e rrallë në rrugët e SHBA-ve la mbresa të mira tek të gjith kalimtarët e rastit që i shikonin nga makinat e tyre. Motorçilistët e lartpërmendur u përcollën edhe me disa makina gjat tërë Kohës. 

Pas disa pushimeve të rregullta, ata u ndaluan në Madison, Wisconsin në Restaurantin Legends Spots Bar me pronar Dulin nga Kërçova. Nga kjo pike pushimi grupit iu bashkangjitën edhe dy motorçiklistë shqiptar z. Fadil Muçolli dhe z. Ardian Gashi ku pastaj u nisën për në Sauk City tek destinacioni final në Restauantin Black Hawk me pronar z. Gani Ahmetaj. Z. Gani Ahmetaj si përherë me mikpritjen e tij bujare Shqiptare, shtroi një drakë për musafirët ku edhe i përshëndeti dhe i përuroj për këtë nismë. Në këtë pikë ndalimi, grupit iu bashkangjiten edhe tre motorçiklistë tjerë shqiptar: z. Elton Ademi, Besnik Ibraimi, dhe Shkelqim Ibraimi. 

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe krytari i Komunitetit Shqiptar në Madison z. Ahmet Gashi si dhe aktivist të tjerë. Z. Ahmet Gashi dhe kryetari i Komunitetit Shqiparo-Amerikan në Illinois z. Bujar Breznica biseduan për mënyra të mundshme bashkëpunimi në mes dy organizatave për të ardhmën. U shkëmbyen ide të ndryshme për rritjen e aktiviteteve me karakter kombëtar dhe educative për gjeneratat e reja. 

Kryetari i grupit të motorçiklistëve tha se do të organizojnë edhe aktivitete tjera gjatë vitit ku edhe shpreson të ketë edhe më shumë pjesëmarrje. Ky grup promovon gjyrat kombëtare shqiptare si dhe zgjon ndjenja të veçanta tek komuniteti jonë sepse vet motorçikletat simbolizojnë njenjën LIRI (FREEDOM).

● Disa studentë artist Shqiptar nga Maqedonia marrin pjesë në Chicago Feminist Film Festival ne Columbian College me 22 Prill, 2016 ora 2:15 PM. Adresa: 1104 S Wabash, Chicago, IL . 8 floor. Bëhet fjal per film te metrazhit te shkurt 1 minut edhe ka Audience Award me vota nga publiku. Marrin pjesë:

Murat Zherka, Agnesa Fetai, dhe Sara Rexhepi. Ftoheni të merrni pjesë. Faleminderit. Postuar me 21 Prill, 2016
FOLLOW UP:
Nga Chicago Feminist Film Festival ne Columbian College, film metrazhit te shkurt 1 minut edhe ka Audience Award me vota nga publiku. Marren pjesë: Murat Zherka, Agnesa Fetai, Sara Rexhepi nga Maqedonia ndersa nga Chicago; Fanol Cami me te shoqen, Afrim Sejdiu me te shoqen, Elton Ademi, Bujar Breznica, Astrit Tafolli e te tjere.  Faleminderit për pjesmarrjen.


● Shoqata “USKANA” Manifeston  “Mbremja Kercovare,” që do të mbahet më 1 Maj, 2016 në Diplomat West, 681 W North Ave, Elmhurst, IL 60126Lexo më shumë. Postuar me 18 Prill, 2016

● Rrjeti i bizneseve shqipare në Chicago.Takimi i radhës do të mbahet me 11 Maj, 2016 ora 7 PM në sallën e komunitetit të vënë në dispozicionin tonë nga Kisha Ortodokse Shqiptare që ndodhet në 2701 N. Narragansett Ave, Chicago, IL 60639. Të gjith biznesemenët shqiptar që kanë dëshirë të marrin pjesë në takimin e radhës mund të kontaktojnë organizatorët në info@aaciusa.org ose ne gjaneto@aaciusa.org. Postuar me 14 Prill, 2016

● Ju njoftojmë se përfaqësuesit nga Shqipëria me kryesinë e ngushtë të komunitetit (AACI), kanë marrë iniciativë për të organizuar rrjetin e bizneseve shqiptare në Illinois. Një takim i ngushte është mbajtur me 25 Shkurt, 2016 ku të pranishëm ishin biznesmenë të sukseshëm nga fusha të ndryshme. Ky takim kishte karakter informativ dhe planifikues për hapat e organizimit të mëtejshëm.

-Rrjeti i bizneseve konsiderohet organ vital i AACI.
-Mbledhja e radhës është përcaktuar me datën 13 Prill, 20106 nga ora 7 PM ne sallen e mbledhjeve të Kishës shqiptare. Adresa: 2701 N. Narragansett Ave., Chicago, IL 60639.
-Nëse dëshironi të merrni pjesë, ju lutemi konfirmoni ardhjen me email në info@aaciusa.org.
-Nëse dëshironi të jeni më afër me komunikimet e këti rrjeti të bizneseve, ju lutemi të regjistroheni këtu
-Për këtë nismë faleminderojmë z. Gjaneto Harusha dhe z. Dritan Papazisi. Mirupafshim me 13 Prill, 2016.

FOLLOW UP -
Shënime nga takimin e dytë i rrjetit të bizneseve shqiptare në Chicago që u mbajt me 13 Prill 2016 ora 7 PM.
Në takimin e “AACI Excellence & Business Network” të moderuar nga z. Gjaneto Harusha dhe z. Dritan Papazisi morën pjesë një numër i konsiderueshëm i biznesmenëve të sukseshëm shqiptar si dhe aktivist të ndryshëm të komunitetit nga Illinois dhe Wisconsin.
Në këtë takim u koordinua dhe u ra dakord që të krijohen prezentime profesionale edukative dhe informuese me tema të ndryshme aktuale për publikun e gjerë shqiptar të komunitetit. Agjenda për temat do të finalizohet në mbledhjen e ardhshme. Keto tema do te prekin aspekte konkrete te jetes se perditshme ne USA, duke filluar nga health insurance, wealth management and savings, insurance and retirement planning etj.
Benefitet nga ky rrjet i bizneseve janë të shumta për komunitetin shqiptar po ashtu edhe për bizneset shqiptare. Përfaqësuesit e bizneseve shprehën vullnetin e tyre si obligim moral dhe kombëtar për të informuar dhe shkëmbyer eksperiencat e tyre profesionale me anetare te tjere te grupit te biznesit si dhe komunitetin me gjeresisht.
Të gjithe shqiptaret e angazhuar ne boten e biznesit, pamvaresisht nga tipi apo dimensioni dhe që kanë dëshirë të marrin pjesë në takimin e radhës mund të kontaktojnë organizatorët në info@aaciusa.org ose gjaneto@aaciusa.org
Takimi i radhës do të mbahet me 11 Maj, 2016 ora 7 PM në sallën e komunitetit të vënë në dispozicionin tonë nga Kisha Ortodokse Shqiptare që ndodhet në 2701 N. Narragansett Ave, Chicago, IL 60639


Njoftim: Kërkohet ndihmë Humanitare: "APEL PËR NDIHMË! Të dashur miq, Sot jemi njoftuar për gjendjen kritike të kusherirës time Anila Brahaj. Mjekët në Prishtinë kanë konstatuar se ajo vuan nga Leukemia Akute dhe deri në fund të javës së ardhëshme ajo duhet të dërgohet për shërim jashtë vendit. -Për shërim ajo duhet t'i nënshtrohet KIMOTERPISË dhe TRANSPLANTIMIT NË PALCËN KURRIZORE në njërin nga spitalet e Turqisë dhe se kostoja e këtij trajtimi arrin në shumën prej $133,992. Familja e Anliës nuk ka mundësi të sigurojë një shumë aq të lartë, prandaj ju bëj thirrje të gjithë juve miqë dhe njerëz të vullnetit të mirë që të kontriboni me aq sa keni mundësi. Anila është studente e vitit të II-ë në universitetin publik të Prizrenit. Ajo ëndërron që një ditë të bëhet një juriste e suksesëshme. Çdo kontribut, pavarësishtë se sa modest mund të jetë, është një shpresë më shumë që Anila mund të shërohet. Informatat më të hollësishme për llogarinë bankare janë të bashkangjitura. Ju falenderoj paraprakisht për çdo kontribut! Dan Hoxha -Chicago, America.

______________

APPEAL FOR HELP: Hi everyone, I was recently informed of the critical status of my cousin Anila Brahaj. She is suffering from Acute Leukemia and will be seeking aggressive medical treatment, including chemotherapy and bone marrow transplants, in Turkey by the end of next week. The treatment in total requires nearly €120,000 euros (approximately $133,992.00) and we are attempting to gain as much support and donations as possible to be sent to her family for all necessary medical expenses. The bank information for transferring funds is attached. Every penny counts and is greatly appreciated. Please reach out to me if you have any questions or concerns. We’re praying that she pulls through and can return to a normal and healthy life. Anila is in her second year as a student at the University of Prizren studying law and has aspirations to pursue a career in the justice system. Let’s see to it that she has that chance and more! Thank you, in advance, for any help! Dan Hoxha -Chicago, America" Lexo më shumë

Postuar me 14 Mars, 2016.


●  Miq të komunitetit, Vishe fanellën e kombëtares apo KUQ e ZI dhe eja bashkangjitju sport-dashësve shqiptar në lojën miqësore Shqipëri Austri. Lexo më shumë

___

Put on your Albanian jersey or wear Red and Black colors and come to join the Albanian sport-lovers in the friendly soccer game Albania vs. Austria. We look forward in seeing you. Read more Postuar me 16 Mars, 2016


● Përshënetje miq të komunitetit (AACI)
Ftoheni të merrni pjesë në mbledhjen e radhës që do të mbahet të Dielën 17 Prill, 2016 ora 5 PM. Adresa: 5825 St. Charles Road, Berkeley, IL 60163. Pjesëmarrja juaj është shumë e rëndësishme, prandaj shpresojmë se do të gjini kohë për këtë takim dhe të ftoni të tjerë të cilët mund dhe kanë dëshirë të kontribojnë në departmentet e listuara në ftesën e bashkangjitur. Faleminderit.Postuar me 10 Mars, 2016
___
Dear fellow Albanians,
You are invited to participate in the next meeting which is scheduled to be held on Sunday 17 April 2016 at 5 PM. Address: 5825 St. Charles Road, Berkeley, IL 60163. Your participation is very important, and we kindly hope you will find time to participate and invite other Albanians that can and are willing to contribute in the departments listed in the attachment. Thank you. Posted on March 14, 2016

FOLLOW UP:
Me datën 17 Prill, 2016 në mbledhjen e zakonshme të komunitetit i pranishëm ishte edhe kryetari i Rrjetit të Biznesit në Kanada z. Naser Berisha. Në agjendën e parashikiar ishin 1) zgjerimi i kryesisë dhe 2) miratimi i departmenteve të komunitetit për të cilat do të punohet edhe ne vijim. Në takim morën pjesë përfaqësues nga shoqata e Grave, shoqata Uskana, shoqata Ulqini, shoqata e Rockford-it, shoqata Çameria, dhe aktivist të tjerë. Poashtu në këtë takim u këmbyen idetë dhe experiencat me kryetarin e Rrjetit të Bizneseve në Kanada se si mund të avansogemi me rrjetin e bizneseve edhe në Chicago, IL.

● Ju ftojmë të merrni pjesë në shfaqjen e filmit BESA me; Data: 20 Mars, 2016 Ora 2 PM. Adresa: 5825 St. Charles Road, Berkeley, IL 60163. Ju lutemi që ta përcjellni këtë mesazh tek të gjith të interesuarit. Ju mirëpresim.
_______
You are invited to participate in the screening of the film “BESA” The Promise, which is scheduled to be held on; Date:March 20, 2016 at 2 PM. Address: 5825 St. Charles Road, Berkeley, IL 60163. Please feel free to pass this on to anyone who might be interested in participating. We look forward to seeing all of you. Postuar me 10 Mars, 2016

FOLLOW UP:
Në shfaqjen e filmit BESA ishte një pjesëmarrje e konsiderueshme dhe ajo që morrëm nga pjesëmarrësit ishte se ky dokumentar ishte shumë i mire dhe domethënës në lidhje me zermrat njerëzorë të popullit tone shqiptar. Për këtë aktivitet faleminderohen kryesia e komunitetit me vullnetarët e saj e posaqërisht iniciusja dhe organizatorja e kësaj shfaqje, studentja shqiptare Manka Arifi; Aktiviteti kulturor u realizua në bashkëpunim me Shkollën Shqipe Kongresi i Manastirit në krye me znj. Bardha Zendeli dhe Cuca Maliqi; Këshilli i Qendrës Islamike në krye me z. Azem Begzatin; Shoqatën Uskana e cila nëpërmjet përfaqësuesit z. Ilir Zenku solli edhe librin BESA nga Norman H. Gershman. Libri Besa tani gjindet në arkivën e Qendrës Islamike ku të interesuarit mund ta shfletojnë; Poashtu faleminderojmë shoqatën ULQINI për pjesëmarrjen dhe sponsorimin e tabëlës së bardhë (Screen). Mirë u pafshim në aktivitetet e radhës.

● Sotë me 9 Mars, 2016 ora 4 PM ishte një takim i ngushtë me Historianin Shqiptar Jusuf Buxhovi, profesor dhe student nga Univerziteti "DePaul" në Chicago ku u diskutu rreth të ardhmes së Kosovës si shtet i ri. Organizues të këti takimi ishim Studentet Shqiptar te keti univerziteti ne krye me z. Bujar Sadikun, dhe organizatori tjeter Drini Mehmeti. Te pranishem ishin nje grup i ngushte i kryesise dhe aktivist te komunitetit "AACI", shoqates USKANA Ulqini, studente nga Univerziteti IIT, Loyola, etj. Ushqimi eshte sponzoruar nga restauranti Shqiptar "Tuto Italiano." Ne diskutimë e siper Historiani Buxhovi, Profesoret, studentet dhe te pranishmit rane dakord se Kosova ka shume pune per te ber dhe se kjo elite politike ne Kosove duhet te ndrrojet ne menyrë qe populli Shqiptar te ecë përpara drejt bashkimit Europian. Postuar me 9 Mars, 2016

● Ju njoftojmë se përfaqësuesit nga Shqipëria me kryesinë e ngushtë të komunitetit (AACI), kanë marrë iniciativë për të organizuar rrjetin e bizneseve shqiptare në Illinois. Një takim i ngushte është mbajtur me 25 Shkurt, 2016 ku të pranishëm ishin biznesmenë të sukseshëm nga fusha të ndryshme. Ky takim kishte karakter informativ dhe planifikues për hapat e organizimit të mëtejshëm.
-Rrjeti i bizneseve konsiderohet organ vital i AACI.
-Mbledhja e radhës është përcaktuar me datën 13 Prill, 20106 nga ora 7 PM ne sallen e mbledhjeve të Kishës shqiptare. Adresa: 2701 N. Narragansett Ave., Chicago, IL 60639.
-Nëse dëshironi të merrni pjesë, ju lutemi konfirmoni ardhjen me email në info@aaciusa.org.
-Nëse dëshironi të jeni më afër me komunikimet e këti rrjeti të bizneseve, ju lutemi të regjistroheni këtu (http://www.aaciusa.org/regjistrimi.html)
-Për këtë nismë faleminderojmë z. Gjaneto Harusha dhe z. Dritan Papazisi.
Mirupafshim me 13 Prill, 2016.

● Të nderuara Nëna, Motra dhe Bija Shqiptare!
The Albanian -American Women's Association of Greater Chicago organizon mbrëmjen me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas me këngëtaret e mirënjohura të muzikës Shqiptare: Poni dhe Genta Xhaferri. Ambjenti dhe muzika do të ju dhurojnë një natë të përkryer. Ju mirëpresim!
Ladies, The Albanian -American Women's Association of Greater Chicago hosting the event on the occasion of International Women's Day with the well-known Albanian singers : Poni and Genta Xhaferi. Environment and music will donate a perfect night. më shumë

●Njoftim: Me 6 Shkurt, 2016 nga ora 1 PM-5 PM do të promovohen veprat e shkrimtarëve nga Shqipëria z. Xhevdet Sakaj dhe z. Hetem Zotaj.
Për këtë aktivitet e falenderojmë aktivistin dhe shkrimtarin e komunitetit tonë z. Thanas Hodo.
Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë promovim. Ju mirpresim.
Adresa: 101 E Fairfield Way Bloomingdale, IL 60108 United States. më shumë

● Ju informojmë se me datën 27 Janar, 2016 , në takimin e organizuar nga bashkatdhetarët e Shqipërisë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Komunitet, u vendos me shumicë që përfaqësues të jenë z. Gjaneto Harusha dhe Dritan Papazisi.
-Poashtu u zgjodh edhe Asambleja e Përgjithëshme siç parashikohet në rregulloren e Komunitetit.
Ju urojmë punë të mbarë dhe të suksesshme në këtë rrugëtim
-Poashtu falenderojmë z. Nic Vangel për mikpritjen e tij në Lee Mannor Nursing Home. Faleminderit.

● Ju ftojme te merrni pjese per me teper informacione dhe se bashku mund te ndyshojme jeten e djalit 20 vjecar. Donacionet mund te behen dhe online nepermjet Komunitetit. Te gjitha te ardhurat jane "Tax Deductible." Anëtarja e komunitetit znj. Laura Cani ka marrë përsipër për të kordinuar çështjet teknike. Ndërsa fondet e grumbulluara do të transferohen direkt nga AACI tek Spitali i pacientint. Menyrat për të dhuruar Donacion Bamirësie janë: 1) Me check; Albanian-American Community of Illinois dhe dergo tek adresa: PO BOX 34575, Chicago, IL 60634. 2) Pay Pal, Credit Card, Debit Card. Kliko "Donate" button at www.aaciusa.org. 3) Chase Quick Pay use: info@aaciusa.org oraaci@qendrashqiptare.com. Memo ose Note : Klajdi Spahiu. më shumë. https://www.youtube.com/watch?feature=share&v=BPJOf2cSX0c&app=desktop. Postuar me 23 Janar, 2016

FOLLOW UP:
DONATIONS FOR KLAJDI SPAHIU
Faleminderojmë të gjith bashkatdhetarët të cilët dhuruan për ti shpëtuar jetën e bashkatdhetarit Klajdi Spahiu.
Me 19 Shkurt, 2016 nga AACI u transferuan $4,120.00 direkt në llogarinë e spitalit TUM Technische Universität München.
Faleminderojmë donatorët;
Elton Ademi, Valbona Ademi, Sajmir Kociu, Jonard Ademi, Tefik Rrahmani, Vllaznim Sherifi, Bekteshi logistics (Betimi me bashkshorten), Ilir Numani, Afrim Sejdiu, Arian Breznica, Bujar Breznica, Valdet Zyteja, Redi Luarasi, Shaban Zenuni, Vaid & Hava Ademi, Amarildo Myslimi, Aldo Xhori, Mahmut Skenderi, Xhedo, Hasan Ramushi, Sadri Share, Xhevat Sherifi, Xhamia, Pam Papadato, Tom Kalilis, Fijat Rexhepi, Faton Ameti, etj anonim.


● Nga komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois, ju ftojmë të festojmë së bashku festën e Pavarësisë së Kosovës dhe Ditën e të Dashuruarve me këngë dhe valle shqiptare. Në këte festë për argëtimin tuaj do të përkujdesen Këngëtarët e estradës shqiptare GENTA ISMAILI dhe ERMAL FEJZULLAHU me orkestrën Grupin Dardania.
Si në Nëntor të vitit 2015 ashtu edhe kësaj radhe organizim do të jetë me HYRJE FALAS që mundësohet nga donator shqipëtar nga të gjitha trevat. Sponsoro edheti me aq sa mundesh. Donacioi do të jetë TAX FREE. Falendërojmë të gjithë anëtarët dhe donatorët e komunitetit që mondësojnë manifestimin e kësaj dite historike të popullit Shqiptar. Pasi që administrimi është i limituar, rezervime nuk do të ketë. (Frist Come First Serve). Nëse keni dëshirë të ndihmoni me organizimin apo të kontriboni si të tjerët, mos hezitoni që të kontaktoni organizatorët. Mirë u pafshim me ngjyrat kuq e zi e me veshje tradicionale Shqipëtare. Postuar me 24 Janar, 2016

● Jeni të ftuar që të merrni pjesë në mbledhjen e Komunitetit që do të mbahet me Daten: Dielën, 17 Janar, 2016 ora 3 PM. Adresa: 5825 St. Charles Road, Berkeley, IL 60163. Në këtë mbledhje gjithpërfshirëse të komunitetit do të diskutohet apo debatohet funksioni dhe mënyra e organizimit të kësaj organizate. Kërkojmë nga të gjith ju që të pregadisni një analyzë të shkurtër me sygjerimet apo rekomandimet tuaja (Jo më gjat se 3 minuta, për ti dhënë mundësinë të gjithëve që kanë dëshirë që ta marrin fjalën). Në këtë mbledhje të ftuar janë perfaqesuesit e të gjitha shoqatave shqiptare, klubeve sportive, aktivist, biznesmen, etj që punojnë dhe veprojnë në këtë shtet, pa dallim feje, gjinie, moshe apo ideologjie. Ju lutemi të përhapni këtë ftesë, në mënyrë që të rritet pjesmarrja. Pjesëmarrja juaj është shumë e rëndësishme, prandaj shpresojmë që do të gjeni kohë për të qenë pjesë e ketij takimi. Postuar me 4 Janar, 2016
- ENGLISH: You are invited to participate in the Community meeting to be held on Sunday, January 17, 2016 at 3 o'clock PM
Address: 5825 St. Charles Road, Berkeley, IL 60163. In this community meeting we will be discussing or debating the function and organizational ways of this organization. We ask all of you to prepare a short Analysis with your suggestions and recommendations (no longer than 3 minutes, to give opportunity to all who wish to take the floor).Those invited at this meeting are representatives of all Albanian associations, sports clubs, activist, businessman, etc. that work and operate in this country, regardless of religion, gender, age or ideology. Please distribute this invitation among Albanians, in order to increase participation. Your participation is very important, so we hope that you will find time to be part of this meeting. Posted on January 04, 2016